IVANOV MANDATON ZAEVIN PËR KRYEMINISTËR

0

Presidenti Gjorge Ivanov, sot në mesditë, i dorëzoi mandatin për formim të qeverisë e re Zoran Zaevit, duke theksuar se i jep mandatin Zaevit, i cili ka siguruar shumicë parlamentare pas çka ishin tejkaluar të gjitha

Kjo gjë po ndodh vetëm se Zaevi ka krijuar një koalicion me tre parti shqiptare nga të cilat siç duket kamë një fobi disa struktuara politike në Maqedoni dhe të cilat akoma nuk janë të përgatitura për funksionimin e një shteti demokratik.Deputetët evropianë Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl të cilët ishin ndërmjetësues në Marrëveshjen e Përzhinës, pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re nga ana e Zoran Zaevit, në një njoftim të përbashkët theksojnë se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë së re.

„Pengesat për të formuar Qeveri janë hequr. Sot ne i afrohemi plotësimit të nenit nga Kushtetuta për të përcaktuar një mandatar për të formuar Qeverinë“, tha në fjalimin e shkurtës presidenti Ivanov.

 

Ndërsa Zaev tha se siç edhe kishte premtuar para qytetarëve, dhe para Ivanovit, dhe siç edhe ishte shkruar në letrën, të cilën e kishte dorëzuar në Kabinetin e kryetarit. Ai gjithashtu ka potencuar se dy pengesat për caktimit të mandatarit, janë hequr.

„Së pari, ne garantojmë unitetin, sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë dhe munltietnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Garantoj tërësinë territoriale të vendit, rregullimin kushtetues të shtetit, si dhe ruajtjen e interesave shetërore.

Garantojmë se proceset e vendimmarjes për qytetarët do të jenë në përputhje me sundimin e së drejtës, dhe nuk do të ketë varësi të Maqedonisë nga ana e asnjë shteti tjetër. Asnjë dokument, deklaratë, platformë, akt i cili do të jetë në kundërshtime qëndrimet e lartpërmendura nuk do të jenë kushte dhe baza për veprimin e qeverisë së Maqedonisë“, tha Zaev gjatë marrjes së mandatit.

Zaev është mandatari i parë që i është kërkuar garanca për mbrojtjen e shtetit.

Më herët, garance të tilla nuk i janë kërkuar as Nikolla Klusevit, as Branko Crvenkovskit, as Ljubço Georgievskit, as Hari Kostovit, as Vllado Buçkovskit dhe as Nikolla Gruevskit.

Deputetët evropianë Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl të cilët ishin ndërmjetësues në Marrëveshjen e Përzhinës, pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re nga ana e Zoran Zaevit, në një njoftim të përbashkët theksojnë se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë së re.
“Ne shpresojmë se fryma konstruktive do t’i nxisë të gjitha partitë të kapërcejnë dallimet dhe punojnë për pajtimin si interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve” theksojnë eurodeputetët.

Ata shprehën gjithashtu edhe pritshmërinë për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reformat që dalin nga Marrëveshjes e Përzhinës dhe reformat urgjente prioritare./GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch