AMERIKANËT SHTOJNË PREZENCËN USHTARAKE NË KOSOVË

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një muaj pritet të dërgojnë një shtesë prej 130 trupave në Kosovë në përkrahje të KFOR-it dhe NATO-s në luftën për paqe dhe stabilitet, dhe analistët mendojnë se ky është një mesazh për politikanët luftënxitës në rajon, si dhe terroristët. Siç shkruajnë mediat serbe, bëhet fjalë për pjesëtarë të njësive speciale amerikane të batalionit të parë me bazë në Tupelo të trajnuar për reagim emergjent që do të vijnë në Kosovë sapo ata të përgatiten në Fort Hood në Teksas. Në këtë bazë ushtarët janë dërguar gjatë fundjavës, dhe po siç shkruajnë mediat serbe, ata do të duhet të mësojnë gjuhën serbe dhe shqipe dhe do të njoftohen rreth Ballkanit. Kur ata të arrijnë në Kosovë do të vendosen si pjesë e njësisë së KFOR-it në njësinë e aviacionit që përdor helikopterë “UH 60 Black hoc” për 10 muaj. E analisti Dushan Janjiq mendon se ky më shumë është një mesazh politik. “Në këtë mënyrë, amerikanët në mënyrë të qartë u dërgojnë mesazhin politikanëve lokalë që të mos luajnë me luftën. Vlerësimet e tyre janë se ky rajon u është lënë së tepërmi turqve, NATO-s dhe evropianëve. Gjithashtu, konsiderojnë se Ballkani është në rrezik nga terrorizmi. Kjo do të thotë se kjo pjesë e Evropës nuk do të mbetet me çështje të pazgjidhura të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, por dhe se do të tentohet të reduktohet ndikimi i Turqisë në rajon”, citohet të ketë thënë Janjiq. E sipas mediave serbe, një mendim të ngjashëm kanë edhe analistët politikë në Kosovë.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch