ÇKA DESHTI DAÇIQI PRAPA SHPINËS SË TRAMPIT?

0

Shefi i diplomacies serbe, Ivica Daçiq, në intervalet e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të KB, i është afruar presidentit amerikan Doland Tramp.

Daçiqi prej pas shpine ia tregon një fashikull me fotografi dhe në bazë të asaj që shihet ka kërkuar edhe autograph nga Trampi. Kjo e ka detyruar këtë të fundit ta nxjerrë stilolapsin nga xhepi.

Gjatë prezantimit të fotogravie, Daçiqi i ka treguar me gisht veten (‘’ky jam unë’’ )në një nga fotot.. Sigurisht bëhet fjalë për një fotografi të përbashkët të Daçqiqit me Trampin në nëntor të 2013-tës.  Në atë kohe qeveria serbe përpiqej të negoconte me kompaninë e Donald Trampit për ndërtimin e një hoteli luksoz në Beograd, por nga ajo punë asgjë nuk doli.

Ndërkaq një pjesë e shtypit serb, këtë aktivitet prapashpinor të Daçiqit është munduar ta paraqesë si lobim të tij për të relativizuar depërtimin ndërkombëtar të Kosovës. Madje Daçiqi, sipas këtyre mediave, i është lavdëruar Presidenti amerikan se serbët paskan qenë unanim pro zgedhes së tij, dhe për këtë argumentuar këtë ai gjoja i ka prezantuar edhe titujt e shtypit të atëhershëm serbë.
Kësaj ndryshe i thonë “srpska posla“. /Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch