DAÇIQ E HARADINAJ SË SHPEJTI KRYEMINISTRA, DIALOG INTERESANT

0
Gazetari britanik Tim Juda, i cili merret me Ballkanin, konsideron se në rast se kryeministër i Serbisë do të jetë Ivica Daçiq, ndërsa kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj, atëherë së shpejti do të mund të pritej një dialog interesant.

“Është mundësi reale që Daçiq së shpejti të bëhet kryeministër i Serbisë, ndërsa Haradinaj i Kosovës”, ka thënë Juda në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ia ka uruar postin e kryeministrit liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.

E ky i fundit tha se besimin e dhënë nga partnerët e koalicionit do t’ia kthej në të mirë të atdheut. Por, ka ripërsëritur se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr.

Këto komente Veseli e Haradinaj i bënë në shënimin e 18 vjetorit të çlirimit të Shqiponjës, ish-Jabllanicës dhe ditën e dëshmorëve të komunës së Gjakovës.

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e quajti Shqiponjën, ish-Jabllanicën, çerdhe të lirisë dhe të çlirimtarëve. Madje, uroi banorët e këtij fshati, duke iu thënë se tani kanë një kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Ne sot jemi në një vend që gjatë viteve të 90-ta ka qenë qerdhe e Shqiponjave. Jam i kënaqur që jam në një vend i cili në fakt gjatë viteve 90-ta kur terrori serb ka qenë i tmerrshëm për familjet tona, në këtë vend nuk ka mundur të futet ushtria e Serbisë. Gjithë luftëtarët e UÇK-së anë e kënd Kosovës kanë lëvizur në këtë fshat. Prekazi dhe Shqiponja kanë qenë dy qerdhe të lirisë, të cilat kanë qenë fidanishtet e para që e kanë sjellë lirinë në qershorin e vitit 1999”, theksoi Veseli.

Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, tani kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, falënderoi partnerët e koalicionit për besimin e dhënë për të udhëhequr Qeverinë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Përvoja ime në jetë më ka mësuar se nëse iu beson atyre që të besojnë dhe je besnik nuk ka punë që nuk mund të kryhet. Ne punën e luftës kështu e kemi kryer, me besë, me përkrahje të njeri tjetrit të çështjes sonë e të popullit, pa asnjë kursim. Në kohëra tjera të përpjekjeve për të ndërtuar shtet, besimi në atë të presidentit Rugova e kam nderuar, nuk ka qenë situatë e thjeshtë, ka pasur plot mendime ndryshe. Në rrugë e sipër me i mbyllë punët e Kosovës asgjë nuk është e lehtë, ideale. Unë sot kam marr një besim, i falënderoj për besim partnerët politik, edhe unë do t’iu besoj të gjithëve. Këtë besim e këtë punë nuk do ta kthejmë për partitë tona, por do ta kthejmë për atdheun. Kosova jonë e dashur është e vogël, por kufiri do të mbetet në Çakorr”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch