FITORE E THELLË E EDI RAMËS

0

Teksa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave. Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 76 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 2 mandate
PSD – 1 mandat

Reagon Rama

Edi Rama është i pari politikan që komenton rezultatin paraprak të zgjedhjeve. Kur janë numëruar 32 për qind e votave, PS rezulton në avantazh me 50 % të votave. Edhe pse janë 70 % e votave pa u numëruar ende, lideri socialist nuk heziton të shprehen se ka marrë 75 mandate.

Statusi i tij në facebook

MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Mediat e huaja: PS drejt fitores

Disa media prestigjioze ndërkombëtare raportojnë se Partia Socialiste do të jetë edhe fituese të zgjedhjeve elektorale të mbajtura një ditë më parë.

Duke u bazuar edhe në disa exit polleve, ato raportojnë se socialistët nën drejtimin e Ramës mund të arrijnë edhe 71 mandate, shifër kjo që do t’i garantojë qeverisjen e vetme, diçka që edhe kreu i PS e ka kërkuar gjatë fushatës së tij.

Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje nuk është anashkaluar nga mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë vlerësuara gjithashtu si më të mirat e zhvilluara në Shqipëri. Madje FOX NEWS vlerëson se këto zgjedhje janë mundësia e Shqipërisë për të vijuar integrimin për në BE.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch