HAHN DHE PRIBE VIZITOJNË MAQEDONINË

0

Eurokomesari për zgjërim Johanes Hahn sot do të qëndrojë në Shkup ku pritet të ketë një sër takimesh me krerët e politikbërjes në Maqedoni.

Së pari Hahn do të ketë takim „tet a tet“  me kryeministrin Zaev në ora 13. Gjysmë ore më vonë do të takohet edhe me delegacionin e qeverisë, që do të udhëhiqet nga Zaev, ndërsa në takim do të marrin pjesë Radmilla Shoqerinska, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov.

Në ora 14 e 45  minuta është paraparë pres konferencë e përbashkët e komisarit Hahn dhe kryeministrit Zaev.

Tema e takimeve do të jenë sjellja e reformave urgjente dhe fillimi i hapjes së rrugës për të caktuar një datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Të martën vjen edhe Rajnhard Pribe, udhëheqës i Komisionit në emër të cilit BE më 2015 përgatiti listën e reformave të domosdoshme që vendi duhet t’i zbatojë që të kapërcejë ngecjen në rrugën drejt BE-së.

„Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch