Hajndëll: Duam ta ndihmojmë Maqedoninë, por politikanët duhet të bashkëpunojnë

0
Në intervistën për Dojçe Vele i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për krizën në Maqedoni Johanes Hajndëll flet mbi përpjekjet për zgjidhjen e krizës, domosdoshmërinë e reformave dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim. 
I pyetur gjatë intervistës së tij në lidhje me problemin kryesorë që ka Maqedonia atë se prej javësh ndodhetnë një gjendje të jashtëzakonshme, protestat nuk kanë të reshtur, madje pakënaqësia në popull ka të bëjë me një humbje të thellë të besimit, Johanes Hajndëll përgjigjet: 
„Shkaqet janë të shumta. Mblidhen shumë gjëra së bashku. Por tani vendimtare është, që të gjendet një rrugëdalje nga kriza. E pikërisht për këtë BE-ja dhe Gjermania i ndjekin me shqetësim të madh zhvillimet. Ne duam ta ndihmojmë këtë vend për të dalë nga kriza, por ai duhet ta përshkojë vet rrugën, e kjo do të thotë, që të gjithë aktorët politikë duhet të bashkëpunojnë dhe të vendosin në plan të parë interesat e vendit të tyre. BE-ja, SHBA-ja, por edhe anëtarë të BE-së, si Gjermania, përpiqen me të gjitha forcat, që ta ndihmojnë vendin të dalë nga kriza. Unë kam besim, se partnerët tanë maqedonas do ta gjejnë rrugën për ta kthyer vendin drejt shtegut euroatlantik. Nëse ky shteg bllokohet prej politikanëve të veçantë, natyrisht që kjo ka pasoja negative“, tha Hajndëll.
Sipas tij, amnistia e lëshuar nga Ivanov në prill për politikanët i minon këto përpjekje dhe nuk është në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos. Ndaj duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje, e cila të mundësojë ndjekjen penalisht. Ai gjithashtu foli edhe mbi zgjedhjet parakohshme parlamentare, të janë korrekte dhe të lira sipas standardeve ndërkombëtare, dhe se për këtë duhet krijuar kushtet përkatëse, që do të thotë të pastrohet lista zgjedhore. 
„Mendojë se duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe të lira sipas standardeve ndërkombëtare, e për këtë duhet të krijohen kushtet përkatëse, që do të thotë të pastrohen listat elektorale dhe të garantohet pavarësia e paanshmëria e medieve dhe aksesi i njëjtë i forcave politike ndaj medieve, tha më tej në intervistën e tij për Dojçe Vele i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për krizën në Maqedoni Johanes Hajndëll.
Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch