LVV BASHKON KAUZËN E LIRISË DHE MENDIMIN PROGRESIV

0

‚Si forcë politike progresive ne po promovojmë një tip të fushatës që bashkon në një intencë politike të ndërlidhur me moralin dhe etikën tok me mendimin kritik prë fenomenet shoqërore që ka jetuar ambienti ynë politik këto vitet e paslufëts, duke e gërshetuar edhe me mesazhin prë nevojën urgjente për ndryshim. Kjo intencë jona transparente, e modeluar sipas frymës skandinave të qasjes me qytetarët, mud të jetë pjesa që do të mbahet mend më gjaët dhe të keët efektet e veta gjthësesi pozitive“.

Në prag të zgjedhjeve të parakoshme nacionle që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në radhët e veta ka angazhuar kuadro profilesh të ndryshme, tek të cilët i ka lidhur shpresat e fitores kolosale. Një ndër ta është edhe dr. Sadri Ramabaja, kredoja politike e të cilit  është një bashkëdyzim midis idealeve iluministe të Rilindjes Kombëtare dhe një doktrine moderne politike, rrënjët e së cilës i gjejmë tek vepra e filozofisë politike të Ukshin Hotit.

Mbi vizionin që ka Lëvizja Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor dhe cila është kauza që e lidhë me këtë forcë politike, për Gazetën Fakti, flet dr. Sadri Ramabaja, kandidat për deputet nga radhët e VV me numër 55.

VV si forcë politike po garon e vetme në këto zgjedhje. Si do ta komentoshit këtë fakt. Është kjo përparësi apo hendikep për LVV?

– Lëvizja Vetëvendosje është formacioni politik më specifik në hapësirën shqiptare dhe më gjerë në rajon. Për shumëçka ajo mund të vlërsohet si forca politike më autentike. Në konceptimin e saj ideologjik dhe strukturor  ka përvetësuar shumëçka nga trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga organizatat ilegale të rezistencës njëshekullore nën sundimin serb dhe nga mendimi politik i Ukshin Hotit.
Si e tillë, ajo tashmë është shndërruar në përbashkuese të të gjitha shtresave që i bashkon kauza e Lirisë dhe mendimit progresiv politik. Natyrisht, nëse kihen parasysh prerogativat e kësaj fryme, mirret vesh pse ajo është disi atipike për ambientin kosovar. Prandaj ajo nuk ngjet PDKLDKAAKAKR-së, sespe nuk është parti që bazohet në bastione politike, produkt i qendrave të huaja…pra nuk është vazhdim i mendësisë feudale dhe çoroditjes banditeske.

Nëse e shikojmë nga kjo prizmë, fakti që ajo shkon në zgjedhjet e 11 qersorit duke bashkëpunuar kryesisht me sindikatat dhe shoqërinë civile, rezulton se është përparësi e VV dhe përspektivës politike.

Opinioni publik juve ju percepton si përfaqësues i LVV që vjen nga bota akademike. Na e shpjegoni pak të qenit bashkë e politikës me dijen. Sa kjo simbiozë gjen shprehje në subjektin tuaj politik dhe çfarë peshe vendimarrëse kanë njerëzit e dijes në forumet e LVV?

 

– LVV është produkt i filozofisë politike shqiptare, pra i dijes  dhe urtisë sonë kombëtare.
Edhe angazhimi im në LVV kishte të bënte me intenca për të promovuar si bashkëudhëtare të pandashme politikën si art dhe shkencë me moralin.
Konstatimi i hidhur se jetës sonë publike i mungon morali si koncept filozofiko-juridik, nuk ka bërë kurrë, asnjë qast, të gjykoj se kemi të bëjmë me dështimin e politikës si intelekt, si shkencë. Sa më shumë i kam thelluar dijet akademike në lëmin e politikës si shkencë, aq më lehtë e kam veneruar se ajo tashmë në rrafshin e studimeve politike në këtë kapërcyell epoke, pas rënies të së ashtuquajturit sistem i socializmit real, është etabluar si një shkencë që i ngërthen në vetvete rezultatet e Ekonomisë Politike, Sociologjisë Politike, Psikologjisë Politike dhe të disiplinave tjera të lidhura me Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Në cilësinë e studjuesit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kam vënë në pah nevojën e njohjes së atyre disiplinave që do të kontribuonin edhe në ecjen para të bashkimit të Kombit.
Duke e trajtuar politikën edhe si shkencë, edhe si aktivitet politik, sidomos gjatë studimit të fenoemeneve të ndërlidhura me Lëvizjet e reja pas prëfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ripozicionimet gjeopolitike, që shkuan në dobi ët çlirimit të Kosovës, kam vu re edhe nevojën e ndërlidhjes së domosdoshme të politikës me aspekte të veçanta të moralit publik, qoftë si norma të stabilizuara morale gjatë mijëra viteve të historisë njerëzore, qoftë si norma të kodifikuara të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, siç do të shprehej me të drejtë Profesor Ukshin Hoti.
Si aktivist politik prej më shumë se tri dekadash, politika ka qenë për mua fushëveprim përmes së cilës kemi avancuar interesin nacional, duke krijuar realitete të reja politike me kulmimin e atij aktiviteti në trajtën dhe formën e organizatës politiko-ushtarake, siç ishte UÇK-ja. Ndërkaq Brenda VV besoj shumë se kam kontribuar në promovimin e mirëfilltë të intelektualit veprimtar, conform modelit të intelektualit të Rilindjes sonë kombëtare.
Politikën si në forumet e bazës së VV, ku jam aktiv, edhe në këshillin e Përgjithshëm e kam trajtuar si intencë morale publike që do të prodhojë atmosferë të caktuar shoqërore, të dobishme për qytetarët tanë dhe brezat që vijnë. Të tillë do ta trajtoj edhe në Kuvendin e Republikës.
Ju keni bërë një studim shterrues mbi FEDERATËN SHQIPTARE, ku më detajisht shkoqisni kohezionin e shtetit-komb në BE. Ata që e kanë lexuar librin tuaj kanë thënë se kjo lirisht mund të quhet edhe platformë politike. Në anën tjetër edhe LVV propagon idenë e bashkimit kombëtar. Na interesojmë të dijmë se çfarë reflektimi mund të kenë këto ide në një plan më të gjerë, kur dihet edhe fakti se në skenën politike të Kosovës ekziston njëfarë kakofonie e diskursit publik sa i përket temave me karakter kombëtar?

Image may contain: 4 people, people sitting, living room and indoor

-Si busull orjentuese në aktivitetin tim politik ka shërbyer gjithmonë intenca kombtëare  –     Bashkimi me Shqipërinë.
Në këtë kuadër, ka vite kam bërë udhëtim paralel, duke dyzuar aktivitetin tim politik me studimet në lëmin e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombtëare. Produkt i këtij studimi është disertacioni im me titull “Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE”.
Ecja drejt bashkimit përmes krijimit të Federatës Shqiptare, si një alternativë që dua ta shtyjë përpara brenda Kuvendit, nuk bie ndesh me intencat europiane për thellimin e procesit integrues brenda Bashkimit Europian. Përkundrazi, kundërshtimi i tezës për konstituimin e Federatës Shqiptare do të thotë kundërvënie e hapur ndaj së drejtës universale të kombeve për vetëvendosje.
Në dyzet premtimet e VV për këtë fushatë janë marrë në konsiderate hapa të qenësishëm që mund të cilësohen si pjeës të kësaj platform politike, të pranueshme edhe nga qendrat e vendosjes politike dhe aleatët tanë real.
Federata Shqiptare pres të provohet edhe si një gur provues i ngritjes, mëkëmbies dhe mbijetesës së vetë BE, respektivisht ecjes së Unionit drejt një sistemi politik që do të ngrihej mbi parimet e federatës funksionale.
Federata Shqiptare, do të provojë të argumentoj se, do të prodhojë një realitet të ri gjeopolitik në Evropën Juglindore , duke e shndërruar Kombin Shqiptar në partner të dinjitetshëm e të barabartë me të tjerët.

Kandidimi juaj për deputet, është edhe një sfidë e radhës në planin e veprimit tuaj politik. Në anën tjetër ju siç thamë më lartë, vini nga bota akademike. Sa e plotësojnë (eventualisht, përjashtojnë) njëra tjetërn këto dy sfera në rastin tuaj konkret?

-Siç e potencova, unë i përkas një specie intelektuale që nuk e shkëput dot të qenunit veprimtar i çështjes kombëtare nga të qenunit intelektual. Jam pra intelektual veprimtar. Shih për këtë, veprimi politik krahas punës akademike, në rastin konkret, vetëm sa e përplotësojnë njëri-tjetrin, duke e shndërruar intelektulain në qytetar të mirëëfilltë, nëse kemi parasysh simbiozën platoniane mbi filozofin dhe qytetarin.

Si e shihni pejsazhin aktual politik të Kosovës në prag të këtyre zgjdhjeve të parakohshme dhe sa këto zgjedhe, sipas kush, janë premtuese në përshpejtimin e disa proceseve që i janë të domosdoshme Kosovës?

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

– Peizazhi politik është thjeshtësuar relativisht shumë. Tashmë kemi tri blloqe politike. Blloku që ka në vete një trashëgimi të titizmit dhe mendësisë bizantine-orientale (LDK/AKR…), duket se do të pësoj goditjen më të rëndë në këto zgjedhje. E logjikshme dhe e pritshme. Ky bllok pres të pozicionohet si bllok i tretë, duke u pregaditur kështu gradualisht të shkojë në histori.

Blloku i dytë është një  bashkim i atyre që thirren në trahsëgiminë e UÇK-së, por de fakto, duke qenë të hendikepuar politikisht, meqë nuk kanë rezon politik modern, kishin përjashtuar me kohë mendimin politik nga kreu I UÇK-së. Me këtë akt ata e kishin dëmtuar shumë jo vetëm UÇK, si organizatën politiko-ushtarake më të sukseshme në historinë modern të luftës për çlirim antikolonial në botë, por edhe perspektivën e Repubublikës së dytë shqiptare që erdhi si nusprodukt i asaj rezistence të titanëve të saj – ushtarëve të thejshtë, por edhe I gjeopolitikës për rajonin.

Në një shkrim timin këtë kategori të mbledhur në bllokun e dytë politik që përbëhet nga grupimet e paformësuara dhe të paprofilizuara politike me akronimet PDK/AAK/NISMA, i kam cilësuar si patriot rural, product i fisnikërisë sonë mesjetare, por si pengesa reale prë ndërtimin e Republikës moderne.

Ndërkaq blloku i tretë është Vetëvendosja, rreth së cilës janë mbledhur grupet e interest klasor – sindikatat dhe shoqëria civile bashkë me rinin progresive, të brumosura me idealet e naciopnalizmit progresiv.

Beteja politike, duket se do të zhvillohet mes dy blloqeve të fundit.

Idetë politike të LVV jo rrallë janë kualifikuar si “radikale”. Kualifikime të tilla janë vërejtur edhe në vokabularin e diplomatëve të huaj. A mund të na e shpjegoni se ku e ka burimin kjo mënyrë e të prezentuarit të LVV në sytë e opinionit pubolik dhe diplomatëve të huaj?

-Nëse me nocionin radikalizëm nënkuptojmë intencën për ndryshim rrënëjësor të gjendjes aktuale, imanenca radikale e Vetëvendosjes, është e vetëkuptueshme.
Kosova ka nevojë për ndryshim rrënjësor në shumë sfera, sidomos në akonomi, në arsim, shëndetësi, politika të jashtme…
Një lagje diplomatësh, për vetë natyrën e diplomacisë (ajo konsiderohet përgjithësisht konservatore, respektivisht kultivuese e status-quosë) nënkuptohet se cilësimi i VV si force radikale ka kuptim real.

Ndërkaq nëse ky cilësim ka prapavijë ideologjike, duket se ngatërrimi vije si rezultat i mosnjohjes, respektivisht manipulimit të qëllimshëm me realitetin politik.

Sidoqoftë, edhe në këtë plan, ka lëvizje të reja dhe të ndjeshme, sidomos në qarqet diplomatike.

Sa jeni të kënaqur me hapësirën publike që ia është rezervuar LVV në mediat e Kosovës dhe a mund të na e përshkruani pak a shumë tiplolgjinë e fushatës suaj. Çka e karakterizon atë?

Image may contain: 3 people, suit and text

-Televizioni publik (RTK) ka degjeneruar në një television tërësisht të kapur nga bandat e nëntokës politike. Programi i tij në këtë fushaët e dëshmon katërcipërisht kët mjerim në të cilën e ka katandisur politika këtë television kuazipublik.

Si forcë politike progressive ne po promovojmë një tip të fushatës që bashkon në një intencë politike të ndërlidhur me moralin dhe etikën tok me mendimin kritik prë fenomenet shoqërore që ka jetuar ambienti ynë politik këto vitet e paslufëts, duke e gërshetuar edhe me mesazhin prë nevojën urgjente për ndryshim. Kjo intencë jona transparente, e modeluar sipas frymës skandinave të qasjes me qytetarët, mud të jetë pjesa që do të mbahet mend më gjatë dhe të ketë efektet e veta gjthësesi pozitive.

Pse votuesit e Kosovës duhet të përcaktohen për LVV si forcë politike që do të mund ta udhëhiqte vendin në mandatin e ardhshëm dhe cila është porosia juaj për ata që do të rrethojnë emrin tuaj?

-Votuesi i Kosovës kësaj radhe duhet ta ketë në koshiencën e vetë politike se duke votuar Vetëvendosjen, do të votojë për të promovuar një klasë të dinjitetshme politike, e aftë për ta zhvilluar vendin, por edhe e përgatitur politikisht dhe profesionalisht për ta shndërruar republikën në partnere reale me aleatët tanë real – SHBA-të, Gjermnaninë, Anglinë, Kroacinë, Shtetet skandinave…; duke e votuar Vetëvendosjen qytetari i Republikës sonë, që po mbahet peng për vite të tëra, do të votojë pro funksionalizimit të  Republikës, si parakushti real i zhvillimit dhe progresit ekonomik, sjoqëror e politik- rrjedhimisht edhe i ecjes drejt bashkimit, që unë e vlerësoj se do të jetë në formën e një Federate Shqiptare.

Për ata që rrethojnë numrin tim në Listën e Vetëvendosjes, dua t’i përkujtoj se arsyeja ndër më qenësoret pse më ka nxitur të jem pjesë e kësaj liste dhe rrjedhimisht kandidat për deputet, është Arsimi.  Si politolog e kam parasysh se ndryshimi mund të vijë edhe në këtë fushë vetëm duke qenë pjesë e vendimmarrjes.

Tashmë jemi dëshmitarë i degradimit gjithëpërfshirës të arsimit nga kjo klasë politike tejet e papërgjegjshme.

Politikat europiane mbi arsimin që do të mund të shërbenin  si nxitje për reformat në arsim në rrafshin europian dhe atë nacional, tek ne u aplikuan në mënyrën më të mbrapsht të mundshme.

Njohja me politikat në lëmin e arsimit të BE dhe vendeve më specifike me të cilat mund të bashkëpunojnë institucionet gjegjëse të dy republikave tona, do të krijonte mundësi të reja që ta tejkalojmë gjendjen akute ku ndodhet arsimi sot.

Për realizimin e direktivave dhe programeve të arsimit në shtetet anëtare të UE-së janë krijuar strategjitë përkatëse nacionale.

Në këtë rrafsh politikat shqiptare arsimore do të duhej të ishin njëkohësisht bartëse të unifikimit të Programit Nacional të Arsimit. Ato në fakt, do të duhej të ishin mekanizma të përbashkët të që të dy Republikave tona.

Në këtë plan, politikat e Vetëvendosjes në lëmin e arsimit, besoj thellësisht, se do të jenë përplotësuese në dobi të realizimit të këtij gjakimi tim.

Gjendja në arsimin tonë është më se alarmante, pothuajse në të gjitha nivelet. Tok, sot pajtohemi se, ndaj arsimit shqip në Kosovë, krimi ka filluar në epokën e “shtetit fiktiv”.          Ky krim është thelluar tutje, sidomos pas luftës, kur Ministrin e Arsimit e kishte sërish nën kontroll LDK-ja. Fatkeqësisht, ajo gjendje ka vazhduar duke u përkeqësuar në rrafshin cilësor, kur atë ministri e merr PDK-ja, duke hapur universitete publike pa kriter, si kundërvënie kolegjeve private që ishin nën kontrollin e LDK-së, por edhe duke licencuar e akredituar kolegje tjera private jashtë çdo logjike profesionale e politike.

Krimi si e keqe gjeneroze e llojit të vetë, tashmë ka metastazuar në përmasat e paparamenduara.

Duke qenë pjesë e Parlamentit, kërkimi i rrugëdaljes do të ishte më i realizueshëm.

Studimi i PISA-s na e tërheq vëmendjen se ky krim tani ka përmasat kancerogjene dhe, vërtetë, vetëm një gjykatë e llojit të vetë, natyrisht jo Speciale, si kjo që i është imponuar Republikës sonë të zënë peng nga marionetat e Serbisë, por një gjykim politik publik, i përmasave të një kryengritjeje demokratike me karakter popullor, i realizuar me një shumicë deputetësh të Vetëvendosjes, i hap rrugë rikthimit të Arsimit në stadet që garantojnë ecje krah popujve tjerë të civilizimit tonë.

Ai gjykim, që duhej t’i bëhej kësaj klase politike që e ka sjellë arsimin në këtë “derexhe”, do mbështetje masive, së pari nga armata e mësimdhënësve të ndërgjegjshëm dhe studentëve të pashpresë, që të shndërrohet në një leksion të denjë për histori.

Qytetari ka mundësi duke më votuar që t’ më bëjë pjesë e atij mekanizmi ligjëvënës që do t’ i mundësonte asaj armate mësimdhënësish iluminist ta shndërrojnë Shkollën tonë në çerdhe diturie, nxënie e prosperimi social e shkencor.

BIOGRAFIA

Sadri Ramabaja është i lindur në Magurë në vitin 1961, në komunën e Dardanës. Shkollimin bazik e ka kryer në Dardanë, ndërsa studimet e mëtejshme në Prishtinë, Bazel e Tiranë. Për shkak të veprimtarisë për Republikë, më 1983 arrestohet prej Shërbimit Serb, dhe kalon 3 vite si i burgosur politik në Burgun e Vrajës. Gjatë qëndrimit në Zvicër, në vitet 1987- 2002, ai kreu kurse specializimi të ciklit pasuniversitar në Universitetin e Bazelit, në Institutin për Studime Evropiane, dhe më tej ato pas pasuniversitare i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në qershor 2016, ai mbrojti disertacionin në Universitetin Europian të Tiranës, me ç’rast u laureua me titullin Doktor i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai është ligjërues në Kolegjin UBT në Prishtinë. Ka marrë pjesë në një varg konferencash shkencore dhe ka publikuar një seri analizash në revista kombëtare e ndërkombëtare. Sadri Ramabaja është autor i pesë librave, duke veçuar atë me titullin “Federata Shqiptare–Kohezioni i shtetit-komb në BE”. Ai është i martuar, ka dy djem, dhe jeton në Prishtinë.

 

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch