MAQEDONI, 2 MILION DOLLARË NË MBËSHTETJE TË KOMPANIVE AJRORE NË 2018

0

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit e Maqedonisë ka njoftuar se do të akordojë 104 milionë denarë, rreth 1.99 milionë dollarë në fonde direkte për të mbështetur linjat ajrore që shërbejnë në vend në vitin 2018.

“Duke pasur parasysh se marrëveshja me kompaninë aktuale që merr mbështetje financiare nga qeveria skadon në 2018, ne planifikojmë të shpallim një thirrje të re publike për të gjitha LCC-të e interesuara”, tha ministri Goran Sugareski gjatë prezantimit të buxhetit të shtetit 2018 këtë javë.

Maqedonia e ka nisur politikën e mbështetjes së kompanive ajrore që me buxhetin e shtetit të vitit 2012, kur nënshkroi kontratën e parë me Wizz Air. Në 2015, marrëveshja u zgjat edhe për tre vite të tjera.

Sipas regjistrit zyrtar të tenderëve të BE-së, vlera e kësaj kontrate, e cila zgjat deri në vitin 2018 është 600,00 euro, ose 706,000 dollarë.

Sipas modulit të kapacitetit të aviacionit, Wizz Air është linja ajrore më e madhe në vend.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch