MBARË BOTA MUSLIMANE KREMTON FITËR BAJRAMIN

0

Myslimanët e gjithë botës festojnë  Fiter Bajramin, që shënon fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët agjëruan për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Falja e madhe në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë (FOTO)

Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, tha Bruçaj, sipas atsh.

Nën organizimin e Bashkësive Fetare Islame, në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, u mbajt manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Gjatë ceremonisë u kënduan Kur’an dhe ilahije në disa gjuhë. Në ceremoninë e faljes ishin të pranishëm një numër i madh i besimtarëve, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, i cili njëherësh drejtoi faljen e namazit.

Hytben e Bajramit, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi nxënësi i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Orhan Zendeli, ndërsa në të qëndronte porosia se sapo është kaluar një ramazan me plot lutje dhe ibadet, me mesazh mirësie.

Në mesazhin të cilin Zendeli e lexoi në tre gjuhë, konkretisht shqip, maqedonisht dhe turqisht tha se “Sot festojmë Bajramin e Ramazanit e cila manifeston kënaqësinë tonë të qenurit musliman”.

Edhe në xhamitë tjera të Maqedonisë në prani të madhe të besimtarëve musliman u fal Fitër Bajrami.

Besimtarët muslimanë iu janë drejtuar xhamive në Shqipëri të falur namazin e Fitër Bajramit. Pas përfundimit të muajt të shenjtë të Ramazanit, besimtarët në të gjithë vendin kanë falur namazin e Bajramit.

Në Tiranë me recitimin e Kur’anit, filloi edhe manifestimi qendror i faljes së namazit që është organizuar në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë mijëra besimtarë, klerikë dhe zyrtarë të ndryshëm. Pas faljes në namazit përfaqësuesi i Myftinisë së Tiranës ka mbajtur hytben e rastit.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit kanë ardhur mesazhe urime nga drejtuesit e shtetit shqiptar, mes tyre edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Hytben e Fitër Bajramit në xhaminë̈ e Madhe në Prishtinë e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazh urimi për këtë festë dhe theksoi se këto festa ngjallin ndjenjën për vepra të mira.

“Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimet e Muhammedit a.s. nga çdo kush që tenton t’i devijojë ato duhet ta ngrisim zërin se islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që tashmë i mveshet Islamit. Edhe sot nga ky vend i shenjtë ju themi të gjithëve se një rrugë të vetme ka e ajo është rruga e paqes, e harmonisë dhe e respektit në mes njerëzve”, u shpreh Tërnava.

Tërnava duke uruar se ky Ramazan duhet të shërbejë që të punohet bashkërisht e pa hile në çuarjen e proceseve përpara në të mirën e atdheut, apeloi tek të gjithë faktorët politik dhe institucione të vendit “që t’i lënë anash interesat partiake, personale e grupore dhe të angazhohen seriozisht në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit e të popullit, sepse populli i Kosovës para vetes ka shumë sfida e shumë punë që “vendin ta bëjnë ashtu siç e dëshirojnë”.

Sot besimtarë muslimanë kremtojnë Fitër Bajramin. Siç edhe është traditë, pas faljes së namazit besimtarët mulsimanë vazhdojnë festimet në shtëpitë e tyre, duke shkëmbyer vizita mes të afërmeve, etj.

Miliona besimtarë në gjithë globin u zgjuan që në orët e para të mëngjesit për të falur Namazin. Festa zgjat 3 ditë dhe parashikon blerjen e rrobave të reja, shkëmbimin e dhuratave, si dhe vizita te familjarët e miqtë.

Si çdo vit, festa e Bajramit është dita kur palestinezët luten për fundin e konfliktit me Izraelin. Në një mesazh për popullin e tij, presidenti palestinez tha se shpresonte për çlirimin e Jeruzalemit. “U themi shteteve arabe se jemi pjesë e tyre dhe shpresojmë që vendi ynë të bashkohet pas një udhëheqësi të vetëm, që do të mbështesë palestinezët”, ishte mesazhi i Mahmoud Abbas.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad i kreu lutjet për festën e Bajramit të Madh në Hamà, hera e parë që zhvendoset kaq larg brenda Sirisë që prej nisjes së luftës civile. Kjo tregon rritjen e besimit dhe forcimin e pozitave të forcave qeveritare.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e Assadit teksa merrte pjesë në lutjet e mëngjesit në një xhami të madhe në Hamà, duke qëndruar pas imamit të saj. Agjencia shtetërore e lajmeve “Sana” citoi një predikues të thoshte se, prania e Assadit në qytet me rastin e Fiter Bajramit tregonte se fitorja e rikthimi i rendit në vend ishte vetëm pak hapa larg.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch