PAS LARGIMIT NGA BE, PASAPORTAT BRITANIIKE DO TË DUKEN NDRYSHE

0

Pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, pasaportat britanike do të ndryshojnë ngjyrë.

Pasaportat e reja do të jenë në ngjyrë blu e do të vihen në dispozicion të atyre që rinovojnë, apo aplikojnë për pasaportë nga tetori i 2019.

Ministri i Imigracionit Brandon Lewis, tha se ishte i lumtur që po riktheheshin përsëri te pasaportat ikonike blu, të cilat janë përdorur pothuajse 100 vite më parë.

Pasaportat vishnje janë përdorur pothuajse 30 vjet pasi Britania e Madhe u bashkua me BE dhe miratuan stilin.

Sipas Indeksit të Pasaportave, 76 vende kanë pasaporta blu, duke përfshirë një numër të madh ish shtetesh koloniale dhe Commonwealth, të tilla si Australia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, India dhe Hong Kongu.

Disa vende të Karaibeve gjithashtu kanë pasaporta blu, duke përfshirë këtu Xhamajkën, Antigua, Babados etj.

Për sa i përket Evropës, gjithashtu njerëzit nga Islanda, Bosnje Hercegovina janë të pajisur me pasaporta blu.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch