PAZARI I RI I TIRANËS TËRHEQ VËMENDJEN E MEDIAVE BOTËRORE (video)

0

Pazari i Ri i Tiranës ka bërë një përshtypje mjaftë të madhe te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë qenë të shumtë sot për ta vizituar atë. Por ky projekt mjaft origjinal i Bashkisë së Tiranës ka gjetur jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar.

“Gambero Rosso”, një nga revistat më prestigjioze të gastronomisë italiane, që prej 20 vitesh ofron guida të restoranteve, verërave, vajrave të ullirit dhe pjatave më të arrira nga mjeshtrit botëror të kuzhinës, në numrin e kësaj jave i ka dedikuar një artikull të gjatë asaj që është kthyer në një pikë referimi për gjithë turistët që vizitojnë Tiranën, Pazarit të Ri. Vizita jashtë Italisë e stafit të gazetarëve të “Gambero Rosso”, që zakonisht orientohen në kërkim të markatave më të mira të gastronomisë në Europë e në botë, kësaj herë është ndalur në Pazarin e Ri të Tiranës, ku siç theksohet në këtë artikull, “blihet dhe hahet në çdo orë”.
(Versionin origjinal mund ta lexoni këtu: http://www.gamberorosso.it/it/news/1045762-pazari-i-ri-al-nuovo-mercato-di-tirana-si-compra-e-si-mangia-a-tutte-le-ore)

Image result for PAZARI I RI, TIRANËArtikulli thekson se në sheshin “Avni Rustemi”, në qendër të kryeqytetit, “Pazari i ri” i ndërtuar që prej vitit 1931, falë një investimi dhe një rikualifikimi urban, u bë e mundur që kjo strukturë dhe sheshi ku ai ndodhet të rinovohen dhe të kthehet në një qendër gastronomike e denjë të konkurrojë edhe me simotrat e saja ballkanike. “Udhëtimi ynë në kërkim të tregjeve gastronomike më të njohura në Europë e botë, që në të kaluarën na ka çuar shumë herë jashtë Italisë, këtë herë ka ndaluar përtej Adriatikut, në Shqipëri, për të parë se si prej disa muajsh, tregu tradicional në qendër të Tiranës po shndërrohet në një qendër gastronomike dhe turistike të mirëfilltë.

Investimi ka qenë i konsiderueshëm, 6.5 milionë euro por sot imazhi i sheshit “Avni Rustemi”, i parë në kontekstin e një ristrukturimi më të gjerë urbanistik i cili ka përfshirë ndërtesat përreth dhe sheshin “Skënderbej” flet për një kryeqytet që nuk i trembet modernizmit dhe që pretendon të jetë një destinacion turistik, në të njëjtin nivel me “xhevahirë” të tjerë në Ballkan”, thuhet në këtë artikull.

Më tej në autori i këtij shkrimi bënë të ditur se si në 2016, administrata e qytetit projektoi rinovimin arkitekturor të tregut, ku në vend të kompleksit të vjetër, u ndërtua një strukturë moderne në qelq dhe çelik e hapur në anët e saj, me një mbulesë asimetrike që kujton çatitë e shtëpive tradicionale të Tiranës.

Jo vetëm arkitektura dhe infrastruktura e veçantë e ndërtuar, por edhe tregu apo ushqimi që ofrojnë lokalet e ngritura në të, ku veçohen ato që ofrojnë produkte deti, kanë tërhequr gjithmonë e më shumë turistë. “Që prej muajit mars, kur Pazari i Ri u inaugurua zyrtarisht, përmes tezgave mund të shohësh gjithnjë e më shumë turistë të cilët gjejnë rastin të shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare.

Markata e Peshkut, për shembull është pika e fortë në kuzhinën e tregut; peshkun mund ta zgjedhësh në tezga dhe gatuhet në moment e më pas mund ta shijosh ulur brenda apo në tavolinat shumëngjyrëshe në sheshin këmbësor, pak metra larg tezgave”, shkruhet në këtë artikull.

Edhe revista “The Economist” i ka kushtuar një shkrim Tiranës, duke përmendur edhe përurimin e “Pazarit të ri” dhe duke e lidhur me zhvillimet më të fundit në vend.

Nën titullin “Shqipëria e re dhe e vjetër” përshkruhet ndryshimi që po iu bëhet ambienteve kryesore të kryeqytetit. I tillë është “Pazari i ri”, – thuhet në të, – që do të zëvendësojë atë të vjetrin dhe të shkatërruarin.

Gjithashtu edhe sheshi “Skënderbej”, në të cilin po punohet me ngut për ta kthyer në një zonë pedonale në muajin maj, përfshi këtu edhe “Bulevardin e ri” që duhet të përfundojë në qershor para zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo vjen si një plan i madh zhvillimi, – vijon artikulli, – i marrë përsipër nga kryebashkiaku më i ri i Tiranës, Erion Veliaj. Partia në të cilën bën pjesë, ajo Socialiste, shpreson që shqiptarët t’i japin edhe një mandat të dytë nëpërmjet zgjedhjeve.

Por artikulli vijon më tej dhe shton se, opozita kërcënon me bojkot zgjedhjesh, duke u ankuar se socialistët janë bërë njësh me mafien. Ata kanë bojkotuar edhe Parlamentin, duke bllokuar krijimin e institucioneve të Reformës në Drejtësi.

Image result for PAZARI I RI, TIRANË

Thënë të gjitha këto, artikulli mbyllet me thënien se Shqipëria është një përplasje e të resë me të vjetrën. “Tirana po bëhet një qytet model europian, në një kohë kur politika e vendit vazhdon të jetë e pistë dhe tradicionale si përherë”.

Një pjesë të reportazhit për Tiranën, gazeta italiane  “La Stampa“ i kushton edhe Pazarit të Ri. Autori shkruan se një nga mënyrat për të arritur në zemër të një qyteti është që të vizitosh tregun e ushqimit dhe madje Tirana,sipas tij, në Pazari i Ri, është pika e referencës për shitjen e ushqimit të freskët.
(Lexo orogjinalin: http://www.lastampa.it/2017/06/22/societa/viaggi/mondo/tirana-il-rinascimento-passa-dal-mercato-63ImApgl6t7kiv6bLRK5VM/pagina.html)/ Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch