ROCHE BLEN PRODHUESIN E BARNAVE PËR KANCERIN IGNYTA

0

Prodhuesi i barnave në Zvicër Roche, do të blejë firmën amerikane të specializuar për barnat kundër kancerit, Ignyta. Marrëveshja vlerësohet në 1.7 miliardë dollarë dhe do të zgjerojë portofolin e kompanisë zvicerane në fushën e onkologjisë.

Roche do të paguajë 27 dollarë për çdo aksion të Ignyta, çka e vlerëson kompaninë rreth 74% sipër vlerës së mbylljes së tregtisë në ditën e Enjte.

Sipas Reuteres, kompania amerikane ka qenë në bisedimet për t’u shitur, vetëm 3 vite pasi u bë publike. Ignyta do të vazhdojë operacionet në San Dieto dhe do të mbajë përgjegjësi për vazhdimin e studimit të entrectinib, produktin më të famshëm të kompanisë.

Kompania amerikane ka një serë barnash në fazën e hershme të zhvillimit, që përdorin terapinë e geneve për të luftuar  sëmundjet bazë që nxisin rritjen e tumorit.  “Kanceri është një sëmundje komplekse dhe shumë pacientë vuajnë nga mutacione që janë të vështira për t’u zbuluar dhe trajtuar.  Marrëveshja me Ignyta do të zgjerojë fushën e onkologjisë të Roche”, tha kreu i farmaceutikës i kompanisë, Daniel O’day.

Marrëveshja pritet të përfundojë në gjysmën e parë të 2018-ës, deklarojnë kompanitë. Citi ka shërbyer si këshillues për Roche, ndërsa Merill Lynch dhe J.P Morgan për Ignyta.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch