ZGJEDHJET LOKALE NË MAQEDONI – MË 15 TETOR

0

15 tetori i këtij viti është data kur është propozuar të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndërsa do të vazhdohet edhe mandati i kryetarëve aktual të komunave.

Ky është përfundimi që doli nga takimi i parë koordinativ ndërmjet kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të partive politike parlamentare në legjislaturë me përjashtim të VMRO – DPMNE e cila nuk ka dërguar përfaqësues.

Përmes një deklarate pas takimit koordinativ nga kabineti i Kryetari të Kuvendit theksojnë:

„Palët ranë dakord se prioriteti i rëndësishëm për Maqedoninë është arritja e marrëveshjes për miratimin e projektligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për shkak se zgjedhjet lokale do të planifikohen të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, dhe mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëveaktual do të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit dhe kryetarëve të komunave.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u informua se palët bien dakord për debatin mbi projekt-ligjin për të qenë efektive dhe për të përjashtuar çdo mundësi për vonesa të panevojshme.“
E gjitha kjo që të jetë efektive, Xhaferi kërkoi që urgjentisht të formohen grupet parlamentare dhe komisionet.

Nga VMRO-DPMNE-ja edhe pse ishin në Kuvend, përfaqësuesi i saj nuk u paraqit në takimin joformal të së shtunës. Nga selia e partisë sot përsëritën se sipas tyre, data më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve është korriku, por thonë se e pranueshme është edhe tetori.

Edhe pse të gjithë po bëjnë thirrje për vazhdim të mandatit të këshillave komunal dhe kryetarëve të komunave, askush nuk po e përmend se ligji për Vetqeverisje Lokale, i cili sipas ekspertëve duhet edhe ashtu që të ndryshohet.

Por, për ndryshim të tij duhen dy të tretat e shumicës, që do të thotë se për ndryshim të tij duhen edhe votat e VMRO-DPMNE-së, diçka që nuk është rast për Kodin Zgjedhor.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch