Bota do të vuajë nga një krizë e madhe e orizit

0

Pritet që shumë shpejt bota të vuajë nga një krizë e madhe e orizit, për shkak të kushteve klimaterike ekstreme .

Moti i nxehtë dhe përmbytjet të shkaktuara nga sistemi El Nino vazhdojnë të prekin të mbjellat në Indi, Pakistan, Tailandë dhe Vietnam, ku rritet 60% e gjithë orizit në botë.

Rezervat e grurit në këto vende janë parashikuar të bien në 19 milionë ton deri në fund të këtij viti , nga një kulm prej 43 milion ton në vitin 2013.

Dr Samarendu Mohanty nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Orizit tha për Independent:

“Nuk ka dyshim që situata është shumë e vështirë dhe kjo do të shkaktojë rritje të kërkesës. Zgjerimi i kësaj krize varet nga çfarë ndodh gjatë sezonit të musoneve. Nëse shkon keq në Indi dhe Indonezi, dhe kulturat nuk grumbullojnë ujë, atëherë na presin telashe”.

Sezoni i musoneve në Indi zgjat nga Korriku deri në Shtator dhe furnizon deri në katër të pestat e shiut vjetor të vendit.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch