DO TË NDIQET NJË MODEL TJETËR I SUBVENCIONIMIT TË BUJQËSISË NË MAQEDONI

0

Në Maqedoni do të ndiqet një tjetër politikë për subvencionimin e fermerëve dhe rritjen e prodhimit në bujqësi. Kështu Ministria e Bujqësisë me ndihmën e ekspertëve të huaj do të përcaktojë qartë se në cilat rajone cilat kultura bujqësore do të mbillen, në mënyrë për të patur sa më shumë cilësi dhe sasi. Ndërsa në të ardhmen pritet që do të ketë edhe ndryshim të modelit të subvencionimit.

“Do të ketë rritje të subvencioneve, por edhe obligime me rezultate. Rajonalizimi do të tregojë se cilat lista prioritare i kemi për rajonet e duhura dhe kjo do të jetë një argument në cilin drejtim do të shkojë subvencionimi jonë”, deklaroi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Inspektorati shtetëror fito-sanitar do të bëjë revizion dhe kontroll mbi atë se çfarë fara dhe preparate shiten në Maqedoni,  ko sipas fermerëve vendas është edhe shkak i rendimentit të keq dhe të dobët, pasi  farat kanë rezultuar jocilësore dhe të dobëta. Për të pasur një cilësi të lartë dhe rendiment të unifikuar, fermerët kërkojnë revitalizimin e sistemeve të ujitjes.

“Ne kemi lidhur dhe fituar tashmë projekt për pesë sisteme të reja të ujitjes, që do të projektohen dhe ndërtohen me mbështetjen e tyre”, tha ministri.

Risia është se ekspertët sllovenë do të shkojnë në terren së bashku me këshilltarët bujqësor, nga zyrat rajonale për mbështetje të bujqësisë. Ata do tu ndihmojnë fermerëve për të arritur cilësi më të mirë dhe sasi në kulturat, por edhe në pjesën e dokumentacionit të nevojshëm./Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch