Gazsjellësi TAP, projekti që rrit pavarësinë e Europes nga Rusia

0

Pak ditë më parë u vendos guri i parë i investimit të shumëpritur nga Europa dhe vendet ku ai kalon. Gazsjellësi tap, pritet që nga viti 2020 të filloje ta bëjë Europën perëndimore më të pavarur nga tekat e Rusisë, në funrizimin me gaz.

Puna në terren për ndërtimin e Trans Adriatic Pipeline nisi në Selanik të Greqisë, në praninë e disa drejtuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
TAP aktualisht ka përmbyllur të gjitha kontratat kryesore. Pjesa nënujore do të nisë të ndërtohen në periudhën 2017-2018 dhe do të përfundojnë në vitin 2019. Për herë të parë gazi do të transportohet nga Azerbajxhani për në Europë në vitin 2020. TAP, është pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit dhe do të transportojë gaz nga fusha ‘Shah Deniz II’. TAP do të lidhet me TANAP në Kipoi në territorin e kufirit greko-turk.
Ndërtimi i seksioneve nëntokësore në Greqi, Shqipëri dhe Itali do të vazhdojnë për rreth 3.5 vjet, ndërsa ato nënujore do të realizohen në periudhën 2017-2018. TAP do të ketë një gjatësi prej 878 km, nga të cilat 550 kalojnë në pjesën veriore të Greqisë, 215 km përmes Shqipërisë, 105 km në detin Adriatik dhe 8 km në Italisë. Aksionerët e tij janë : Socar (20%), BP (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) and Axpo (5%).
Mbi 53 mijë tuba që përshkojnë gazsjellësin parashikohet të peshojnë rreth 526 mije ton.
Në një intervistë për median azere “Trend”, drejtori menaxhues i TAP AG Ian Bradshaë tha se financimi i projektit do të vazhdojë sipas skemës së përcaktuar.
“ TAP do të sigurojë financime nga insitucionet financiare si : BERZH, BEI, por edhe nga agjencitë e eksportit të vendeve të OECD-së, që janë të përfshira në furnizimin me mallra dhe shërbime”, tha Bradshaë. Gjithashtu është parashikuar që të ketë financime edhe nga bankat tregtare. Në Itali, punimet në qytetin e Barit tashmë kanë filluar, ndërsa Shqipëria është në fazën e transportimit të tubave. Në logjistrike, shteti grek është treguar më I avancuar, duke siguruar furnizimin e gazsjellësit me tubacione të prodhuara në vend, bnga kompani greke.
TAP ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga kompania italiane Renco dhe ajo greke Terna për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin e stacioneve të kompresorëve të projektit. Në shtator të vitit të kaluar është lidhur kontrata me kompaninë Siemens për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të gazit me turbo për kompresim që do të instalohen në stacionet e kompresorëve.
Për këtë investim gjeo-politik, Këshilli i Energjisë BE-SHBA i ka dhënë një mbështetje të fortë hapjes së Korridorit Jugor të Gazit. Alternative për uljen e varësise nga rusia ishte edhe Nabuco, një linjë që gjeti mbështetje të fortë nga institucionet financiare dhe shume vende të europës juglindore ku do të kalonte, përfshirë rumaninë. Madje
në luften mes projekteve Nabuco u parashikua të shkurtohej në gjatësinë e tij, për të qenë 3,900 km kaspiku në europe. Një projekt që nuk parashikohej të kalonte ne shqipëri, do të humbiste mundësinë e vendit tonë për të përfituar nga gazifikimi, ndonëse europës perëndimore do t’I vlente njësoj, duke siguruar ashtu edhe TAP, pavarësinë nga rusia.
Ariel Cohen, kërkues në disa qendra studimore shkencore, thotë se projekti Tap është në përputhje me qëllimin e Paketës së Tretë të Eneregjisë të BE-së. Sipas Cohen, është e rëndësishme që TAP të përmbushë rolin e tij për sigurimin e e gazit, duke ulur varësinë nga Rusia. Në këtë mënyrë Gazprom nuk do të mund të shfrytëzojë politikën e dyerve të hapura./GAZETA FAKTI
Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch