KOSOVARËT A MUND T’I SHMANGEN BREGDETIT SHQIPTAR PAS LIBERALIZIMIT TË VIZAVE?

0

Turizmi shqiptar mund të ndikohet jo pak nga liberalizimi i vizave me Kosovën. Rekomandimi i dhënë nga Komisioni Europian është një sinjal që ky proces do të mund të mbyllet me gjasë në vitin 2017. E atëherë ka të ngjarë që turizmi shqiptar të mund të njohë rënie nga ai që ne rëndom e quajmë “turizëm patriotik” dhe nuk do të jetë vetëm kjo pasi 2017-a është edhe vit zgjedhor.

Ekspertët e turizmit thonë se nuk mund të flitet me saktësi për nivelin e ndikimit që mund të ketë liberalizimi i vizave, por e qartëështë se shqiptarët e Kosovës do të tentojnë të eksplorojnë ato destinacione që nuk mund t’i preknin.

“Njësoj siç ndodhi me ne, thonë ekspertët”. Greqia dhe Spanja parashikohet të jenë destinacionet që od të kërkohen më tepër për të pushuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Drejtuesit e agjencive turistike në vend thonë se kërkesa mund të jetë në rritje veçanërisht për Korfuzin, duke qenë se ka një tendencë që është vënë re në shtimin e pushimeve nga ana e shqiptarëve të Kosovës.

Në këto kushte, thonë ekspertët, Shqipëria do të duhet të vihet në lëvizje dhe të përmirësojë produktin e saj turistik për të mos pësuar humbje të ndjeshme. Ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe me çmime konkurruese do të duhet të jenë sfidat me të cilat do të përballet turizmi shqiptar, veçanërisht në vitin e ardhshëm./REVISTA MONITOR

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch