Personi që fitoi garën për karikaturën e Profetit Muhamed në Texas është shqiptar !

0

Ai thotë se qëllimi i tij tash e tutje do të jetë mbrojtja e lirisë së shprehjes.
“Asnjëherë nuk kam menduar ta vizatojë Muhamedin. Asnjëherë nuk kam menduar të bëhem kritik i Islamit deri në kohën pas sulmit të 11 shtatorit, deri pas karikaturave daneze. Atëherë të gjithë u detyruam të ndërmarrim masa për mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, ka thënë Fawstin për “Fox News”, transmeton Koha.net.
Ajo që është më interesantja në këtë ngjarje është se Bosch Fawstin, karikaturist me qendër në SHBA dhe blogist, ka prejardhje nga Shqipëria.
Fawstin thotë se është rritur nga prindër shqiptarë myslimanë në Bronks, por thotë se me kalimin e kohës ka hequr dorë nga religjioni i tij. Tani ai e përshkruan veten si një “kritik radikal i Islamit”.
Në blogun e tij personal, Fawstin madje shkon deri në atë pikë sa që e krahason Islamin me nazizmin.
“Quhem Bosch dhe jam mysliman i konvertuar. Kjo vlen për aq sa myslimanët nuk më vrasin pse kam hequr dorë nga Islami, gjë të cilën ata janë të obliguar ta bëjnë. Për këtë arsye unë kam shkruar dhe vizatuar kundër Islamit dhe Xhihadit të tij tash e disa vite”, deklaron Fawstin.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch