Shkupi fiton Galerinë e përhershme të Omer Kaleshit

0

Piktori i famshmëm, me origjinë nga Kërçova që jeton e vepron në Paris, ka sjellur në Shkup një përvojë të çmuar të mobilizimit shoqëror për të nxitur një ide fisnike. Galeria Kombëtare e Arteve në Shkup, Qendra për Informim Kulturor, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit, kanë marrë përsipër që donacioni prej 25 pikturash të dhuruara nga artisti shqiptar Omer Kaleshi, të shndërrohen në Galeri të përhershme e cila do të mbajë emrin e tij.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti mbajti konferencë për mediat për të promovuar ekspozitën e përhershme nga piktori me famë botërore Omer Kaleshi që do të ekspozohet në Çifte Hamam.

Në të do të prezantohen veprat e piktorit, i cili me shpirtgjerësi i ka dhuruar si donacion për Komunën e Çairit dhe për të gjithë artdashësit e Shkupit dhe më gjerë.
“Shkupit i dhashë një donacion prej 25 pikturave edhe më tepër, të bëhet si një galeri e vogël këtu ku ka mundësi në Shkup dhe unë jam gati për t’i dhënë pikturat dhe kjo punë është marrë seriozisht”- deklaroi piktori, Omer Kaleshi.
Hapja e një galerie në Shkup me pikturat e Omer Kaleshit është një iniciativë e Komunës së Çairit dhe Ministrisë së Kulturës.
“Këto piktura të shndërrohen në galerinë ‘Omer Kaleshi’ në Shkup, një galeri e përhershme ku do të jetë një atraksion për qytetarët e Shkupit dhe për gjithë ata që e vizitojnë Shkupin– tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton TVM në gjuhën shqipe.
“Galeria do të jetë në kuadër të Galerisë së Arteve, do të thotë institucionet nacionale të galerive të artit të Maqedonisë si depandantë të Galerisë së Arteve”- theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.
“Në hapësirat tona të institucionit do të hapet një galeri me emrin ‘Omer Kaleshin’. Është një piktor në suazat globale, pikturat e të cilit kanë qenë në Amerikë, në Francë dhe Turqi. Dhe do të jetë një moment i madh, që do të ekspozohen në qytetin e Shkupit”- u shpreh drejtoresha në Galerinë Kombëtare në Maqedoni, Dita Starova.
Përveç mirënjohjeve të shumta ndërkombëtare, javën e kaluar piktori, Omer Kaleshi, mori edhe medaljen presidenciale të meritave që iu dorëzua nga Republika e Kosovës. Omer Kaleshi është shpallur korrikun e kaluar edhe qytetar nderi i Çairit./ Gazeta FAKTI
Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch