FUQIA E FJALËS SË FISHTËS NË KONGRESIN E MANASTIRIT

0

Kongresi i Manastirit është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore.

Daut DAUTI/LONDËR

Sot, kur u festua përvjetori i Alfabetit, dëgjuam lloj-lloj komentesh. Shumica e komenteve flasin për rëndësinë që pati Kongresi për gjuhën shqipe. Në fakt rëndësia e Kongresit për gjuhën ka qenë më e vogla në krahasim me tjerat.

Kongresi i Manastirit është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore.

Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë sikur edhe populli e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjtë. Më poshtë e keni një përkthim të shkurtër i cili e spjegon situatën në sallë gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:

‚Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz. Pasi që përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi ‘Bashkimi’ i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonnte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:
Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veqantë por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin‘. Ai gjithashtu tha:‘ Armiqtë qe e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbe të territorit tonë.

Duke ju referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmnarrësit e Kongresit, shkroi:‘ Nuk mund ti përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hogjë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi duke i rjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të dikur rreth 300 deri në 400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashzakonisht të thellë te të gjithë ne.‘

Marrë nga libri: National Education During Albanian Reneaissance, faqe 231-2 , të autorit Hysni Myzyri.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch