FILMI “AZEMI“, KRONIKË ARTISTIKE E NJË REALITETI TË JETUAR(video)

0

Në filmin 97 minutësh  “Azemi“ , i shpërblyer para dy vitesh  me çmimin “E artë dhe marketing” në festivalin Prestige në Kaliforni të SHBA-ve, flitet për Azemin, një djalë që vjen nga Gjermania për të luftuar për lirinë e Kosovës, si snajperist i UÇK-së. Aty luan edhe “Prishtina”, rol të cilin e luan Fatos Kryeziu, si një i ri nga Prishtina, që shpesh herë, në një situatë lufte, gjatë dialogut me pjesëtarët tjerë të UÇK-së mund t’ju bëjë të qeshë.

Filmi është mbështetur dhe realizuar nga AMOL TV, dhe njëri prej realizatorëve, Rrahman Fetahu, ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur në realizimin e filmit, duke theksuar mungesën e mbështetjes institucionale.

Ky film është xhiruar nëpër vise të ndryshme të Kosovës dhe trajton luftën e fundit në Kosovë.

Aktori, Fatos Kryeziu, luan rolin kryesor në filmin “Azemi”, si një trim i cili i mbijeton luftës bashkë me dy bashkëluftëtarë, por që këta dy të fundit mbeten invalid. Ai ka thënë se ka skena interesante dhe të realizuara shumë mirë, të cilat i kanë tejkaluar parashikimet e tyre.

“Si aktor, ja nisa mu ni keq gjatë xhirimeve të filmit, kur e pashë se krejt ata njerëz që kanë qenë pothuajse statista të filmit, pra ushtarë me të vërtetë të luftës që kanë bo në Kosovë, tash kur ja nisa me xhiru me ta, e pashë se na si aktorë nuk dijmë pa hi në botën e tyne, edhe dy ditë test i kem bo me krejt këta ish- ushtarët që kanë qenë të UÇK-së, ju kemi bo test gjatë xhirimeve,e dhe kemi hy në botën e tyne edhe kogja interesante edhe e mirë për mu si aktorë, tu i ni llafet dhe tu i përjetu momentet, barabar me ta”, ka thënë Kryeziu.

Realizatorët kanë falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen që i kanë ofruar me pajisje e armë. Filmi “ Azemi”, do të jetë njëri prej filmave të shumtë të realizuar në Kosovë, që trajton luftën e fundit të zhvilluar në Kosovë.

Në rolet kryesore luajnë Rrahman Fetahu, Fatos Kryeziu, Avni Hoti, Shpëtim Kastrati, Dibran Tahiri, Fadil Mulliqi, Baki Ejupi, dhe në realizim kanë ndihmuar edhe shumë veteran të UÇK-së./GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch