“KATRORI”, FILMI FITUES I KANËS

0

“The Square”, me regji të Ruben Ostlund, ka fituar çmimin më të madh në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi suedez ishte njëri nga 19 konkurrentët për çmimin prestigjioz Palme d’Or, në festivalin e 70-të në Rivierën Franceze.

Kritikët kishin emëruar dramën franceze “Aids”, epikën ruse “Loveless” dhe  trilerin “Good Time” si favoritë për këtë trofe.

Juria ishte kryesuar nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Në filmin “The Square” paraqiten aktorët në rolet kryesore Claes Bang, Dominic West dhe Elisabeth Moss rolin dytësor.

Filmi përqëndrohet tek Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.

Nga mediat, filmi “Katrori” u cilësua si një ngjarje që zhvillohet ngadalë, por që ka një forcë totale ndaj së cilës nuk mund të rezistohet.

Sofia Coppola është shpallur regjisorja më e mirë në Cannes 2017.

Ajo fitoi çmimin për punën e saj të bërë për ”The Beguiled” dhe xhirimin e dramës së saj të Luftës Civile 1971.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch