KINEASTI I PARË I BALLKANIT ISHTE SHQIPTAR

0

Më 9 shtator u mbushën 135 vjet nga lindja e fotografit të njohur Miltiadh Manaqi që së bashku me vëllain e tij Janaqin, u bënë të parët që çelen epokën e xhirimit të filmave në trevat ballkanike. Artisti lindi në fshatin shqiptar Avdela, që ndodhet në mes të trekëndëshit midis Mecovës-Konicës dhe Grebenesë dhe pasi çelën në Janinë laboratorin e parë fotografik, e s’postuan atë më vonë në Manastir, ku u njohën në vitin 1903 me kineastët angleze të shoqërisë Charls Urban dhe blenë një kamera kinematografike në Londër /Kamera 300/- me të cilën në vitin 1905 xhiruan filmin “Tjerrëset”. Vëllezërit Manaqi ishin fotografët më të njohur në trevat Ballkanike që u nderuan me Medaljen e Artë të konkursit ndërkombëtar të fotografisë që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë me titull “Gruaja nga Klisura me foshnjën”. Pas kësaj ata xhiruan shumë kronika duke përfshirë edhe djegien e fshatit të tyre Avdela nga çetat andarte greke. Për mjeshtërinë e tyre në fushën e fotografisë ata u shndërruan në fotografët e tre oborreve mbretërore të Rumanisë Turqisë dhe Bullgarisë. Ata kanë lenë si trashëgim një numër shumë të madh fotografish të ngjarjeve të rëndësishme të kohës, si ato të Kongresit të Manastirit e te Dibrës, shpalljen e Hyrietit, çetat patriotike të trevave shqiptare të Çerçis Topullit e Mihal Gramenos, çetat e Dibrës, familje shqiptare të njohura dhe ngjarje të tjera historike.

Për njohjen me origjinën dhe veprimtarinë e tyre në fushën e fotografisë dhe kinematografisë është marrë për një periudhë të gjatë dhe studiuesi i kinemasë Abaz Hoxha, që në fillimin e viteve 80-të të shekullit të kaluar. Një fakt interesant nga studimet e Hoxhës është një intervistë me prof.Irfan Tërshanën, i cili tregon një takim me Miltiadh Manaqin i cili i pranon origjinën e tij shqiptare. Prof. Irfan Tërshana kishte shkuar disa here në vitin 1935 në laboratorin dhe shtëpinë e tij, për të marrë një fotografi të babait të tij patriot, që ishte publikuar në një botim turqisht me titull “Kongresi I Dibrës”.

Kur Miltiadhi ja dha ketë foto Zotit Tërshana e pyeti se nga je, dhe kur ai I tha se jam shqiptar, Miltua ju drejtua: ”Po pse s’thua mor burrë që je shqiptar, se edhe unë shqiptar jam, dhe e mori në shtëpinë e tij për darkë, ku sipas Z.Tershana, gratë dhe fëmijët flisnin vetëm shqip. Z.Tërshana është intervistuar nga Abaz Hoxha dy here me zë dhe figurë në periudhën 1984-1997 dhe ndonëse I thyer në moshë deklarata e tij është krejtësisht e njëjtë. Më vonë pas një porosie të ish presidentit të Republikës në vitin 1997 Hoxha dhe regjisori Saimir Kumbaro bënë një projekt skenar për të xhiruar një film dhe e paraqitën në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë të cilët nuk e pranuan për qëllime abuzive. Në ketë kohë Saimir Kumbaro e ka intervistuar edhe një herë me kamera Z.Tërshana. Mbështetur në studimet e Hoxhës ai është intervistuar edhe nga gazetari Petro Lati dhe regjisori Ylli Pepo të cilët kanë xhiruar edhe filma. /Gazeta Shqip.com

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch