Si kaloi darka e milionerit nga Kumanova me aktoren turke Nurgul Yesilçay -“Gylseren“?

0

Demirali Ibashi, milioneri 23-vjeçar nga Kumanova, i cili jeton në Stamboll dhe ka darkuar me një nga aktoret turke më të njohura, Nurgul Yesilçay ose e njohur ndryshe si Gylseren, jep detaje nga takimi i tij në një intervistë për “Panorama Plus”.

Në media u fol shumë dhe për një lidhje intime mes tyre, por ja çfarë thotë ai: ” Ne jemi miq dhe asgjë më shumë. Fotot kanë qenë në profilin tim privat dhe nuk e di si kanë përfunduar në portale. Nurgul është mikeshë e imja prej shumë vitesh”.

I pyetur se si është njohur me të dhe për më shumë detaje nga darka, Demirali thotë se ai jeton në Stamboll prej shumë vitesh, me Nurgul del shumë shpesh sepse është mikesha dhe personi më i mirë që ka takuar në Turqi.

Ai gjithashtu shton se njeh shumë aktorë të tjerë serialesh sepse e lidh puna. Ai e cilëson Gylserenin si një njeri shumë pozitiv, një femër të gjallë dhe të papërsëritshme. Gjithashtu ai nuk preferon të japë shumë detaje për veten, por thotë se do të ‘shpërthejë’ shumë shpejt në profesionin ku ka ëndërruar gjithmonë.

Gylseren dhe milioneri shqiptar e madhe2

Nurgul Yesilcay e cila luan rolin e Gylserenit në serialin “Fate të kryqëzuara”, ka një djalë 11 vjeçar me emrin Osman Nejat, shkruan Magazina.al.

Protagonistja e serialit me të ndjekur nga shqiptarët ishte martuar në vitin 2004 me kolegun e saj të aktrimit Cem Ozer, martesë kjo e cila nuk zgjati më shumë së 6 vite.

Pas divorcit aktorja jeton vetëm me djalin.

Gylseren: Çfarë përfitova nga “Fate të kryqëzuara”

Protagoniste në shumë telenovela dhe seriale televizive, famën përtej vendit të origjinës aktorja Nurgul Yesilcay, ose Gylseren, e mori me “Fate të kryqëzuara”, një nga serialet më të dashura dhe të ndjekura edhe në Shqipëri, përmes ekranit të Tv Klan.

Edhe pse javën e fundit, ajo njoftoi publikun se ka hequr dorë nga seriali, në një intervistë të fundit të dhënë për mediat, publikuar nga “Panorama”, 40-vjeçarja tregon suksesin që po e shoqëron për momentin dhe për marrëdhënien me aktorin protagonist Erkan Petekkaya e me miqtë e tjerë që ka përfituar falë këtij seriali.

Shpeshherë në mediat turke është konsideruar si aktore e ashpër dhe me shumë temperament, shumë prej miqve të saj tregojnë se me të është e vështirë të punohet, megjithatë Gylseren është shumë e hareshme, trishtimi që i lexohet në rol nuk ka lidhje me jetën e saj, sepse ajo e jeton momentin pa ndier keqardhje, është një femër e re, por e çmendur, ndaj edhe shpesh, siç tregon vetë ajo, vendimet janë të tilla: “Jam e pabesueshme në vendimet e mia, më pëlqen puna shumë dhe mallëngjehem kur e shoh veten duke aktruar”, edhe pse pranon që “industria filmike, ndoshta nuk është ndonjëherë në rrugë të drejtë, pasi është e vështirë që në një projekt të gjesh njëkohësisht edhe veten, edhe partnerin dhe kurrë nuk do jetë siç dëshiron apo mendon, por për momentin unë jam në punën e duhur.”

Dhe gjithçka ia ka mundësuar këtë është edhe partneri i saj në film, Erkan Petekkaya, i cili po ashtu, është ndër aktorët më të mirë dhe më të kërkuar të serialeve turke: “E njoh që kur ka studiuar në Eskisehir në të njëjtën periudhë kur kam studiuar edhe unë, është njeri shumë i këndshëm dhe i ëmbël njëkohësisht. Ne kemi pasur në plan të xhirojmë një film bashkë e jo serial, por është shumë e vështirë, për shkak se të dy kemi oferta, madje unë kam kontrata të nënshkruara që presin e akoma s’i kam mbaruar, besoj që njësoj edhe ai.”

Përveç Xhihanit, një mikeshë tjetër që Gylseren ka fituar në këtë serial, të cilën do të donte ta kishte vajzë të vërtetë, është edhe Xhansu: “Xhansu është bërë super e famshme për shkak të karakterit të saj në këtë serial, ajo po thyen rekorde tashmë me oferta. Më pëlqen shumë, do doja ta kem vajzë të vërtetë, vjen nga një brez shumë i talentuar” – tregon ajo duke shtuar se, edhe pse është larguar nga seriali, vazhdon të mbajë kontakte me të dhe me familjen e saj – tashmë ato janë bërë mikesha.

 

Ja çfarë thotë Gylseren për largimin e saj nga seriali “Fate të Kryqëzuara”

Ja çfarë thotë Gylseren për largimin e saj nga seriali “Fate të Kryqëzuara” (Foto)

Aktorja më e famshmë turke Nurgul Yesilçay, e cila tek në njihet më rolin Gulseren në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’ , ka vendosur të sqarojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj lidhur më largimin e saj nga ky serial . Në një postimin në Insrtagram aktorja ka shkruar:

Largimi im nga ky serial ishte njësoj si të shpartallohej bibloteka ime më e bukur. Unë kurrë nuk e kam lënë punën time përgjysmë, gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar atë që bëj. Unë përfundova si një kornizë shumë të bukur misionin në serialin Paramparça(Fate të Kryqëzuara).

Gulserem e ka përfunduar komentin e saj duke falënderuar regjisorin dhe të gjithë kastën e aktorëve me të cilët ka punuar.

Momenti kur Xhihani i propozon për martesë Gulserenit në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’ (video)

Seriali dramatik “Fate të Kryqëzuara” ku interpertojnë aktorët më me zë në Turqi, ka arritur të mbërthej publikun shqipatrë përpara ekranit. Nurgul Yesilçay dhe Erkan Petekkaya janë aktorët që interpretojnë rolet Gulseren dhe Xhihan.

Gulseren është një grua e re dhe e bukur e cila jeton në një lagje të varfër e Stambollit e cila  arrinë të fiitojë dashurinë e biznesmenit dhe të babit të vajzës që ajo ka rritur për 15 vite.
Se cili është momenti më i bukur i këtij seriali ndiqni videon më poshtë./GAZETA FAKTI

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch