PERËNDIMI PARË ME SYTË E NJË LINDORI

0

(Recension për librin “Udhëpërshkrimet e Frankfurtit” të autorit turk Ahmed Hashim)

Dionis Xhafa
Sapo kam përfunduar së lexuari një libër jo më shumë se 60 faqe, jo fort i rëndë me pak fjalë dhe që të kënaqen sytë për atë që tregohej aty. Autori është një turk dhe quhet Ahmed Hashim. Siç është zakoni në një vend nga Shqipëria, që ka vuajtur për 50 vjet nën regjim diktatorial ku nuk njihej feja, lindja paragjykohet shumë, aq sa është shndërruar në një psikozë thuajse kombëtare që të urrehet gjithçka që vjen prej saj, me kulturë, traditë e tjerë. Ne shqiptarët madje jemi në gjendje që të paragjykojmë edhe emrin, për shembull se përse ky autor e ka Ahmed apo mbiemrin pse e ka Hashim. Unë për vete e vlerësova. Më interesonte shumë qasja e tij në lidhje me Perëndimin. Autori ishte diplomat dhe se kishte kryer një udhëtim nga Stambolli në Frankfurt, qytet siç dihet se është gjerman. Duke qenë se Hashim është turk, normalisht që përshkruan me një romantizëm Stambollin, qytet që e ndjen thellë në shpirt. Në fakt, sa më kanë treguar, Stambolli dhe sidomos perëndimi i diellit në këtë qytet lindor është vërtetë mrekulli. Ahmed Hashim më tej tregon për Frankurtin dhe thotë disa gjëra të vërteta për këtë qytet, për jetën që bëjnë gjermanët, europianët dhe dallimet që ekzistojnë në mes lindjes dhe perëndimit. Hashim tregon se në Frankfurt jetohet për të zënë një rang të lartë në shoqëri, spese vetëm ata kanë privilegje dhe se është zënë toka në metra katrorë me doktorë dhe me profesorë. Ai shpjegon më tutje edhe se pasanikët jetojnë në periferi dhe jo në qendër, siç ndodh në Lindje. Ahmed Hashim me të drejtë shpjegon se lypësit në Lindje duhet të jenë të përçunduar, madje me fytyrën copë – copë dhe që të kenë ftohtë në behar, të të vijë keq e kështu të lësh para, kurse në Perëndim ata janë të veshur dhe se kanë keqardhje njerëzit, ndryshe nga Lindja, ku njerëzit i shohin me shumë përçmim personat që rrinë rrugëve ashtu të paveshur. Po jep disa dallime interesante Hashim në këtë libër. Aspekti që pak ose aspak më pëlqeu ishte ai se paragjykonte rëndë izraelitët apo zionistët dhe se e kam vënë re se myslimanët nuk i duan shtetasit e Izraelit apo kombasit e këtij vendi e ndoshta kjo lidhur me fenë. Ama thoshte Hashim: “Gjermania më duket si një mollë që duket e mirë dhe e kuqe nga jashtë, por se përbrenda është e kalbur”. Dhe këtu ka të drejtë. Morali i Perëndimit ka rënë në tokë. Jam shumë kritik në këtë pjesë. Nuk ka më as moral, as njerëzi, por një tufë njerëzish pa pikë morali e Hashim më bëri të jem disi me Lindjen në këtë pjesë. Përpos se disa vende kanë ca zakone të prapambetura, disa prej tyre, pak më modern, më pëlqejnë në moralin e kombeve që mbajnë disi pastërti. Perëndimi është qelbur e kush nuk do ta shohë këtë gjë, thjesht mashtrohet.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch