CDU TRIUMFON NË LANDIN E RINIT VERIOR-VESTFALISË

0

Kristjandemokratët e CDU të Kancelares Angela Merkel fituan 34,3 përqind të votave në zgjedhjet e rëndësishme në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Sipas vlerësimeve pas mbylljes së kutive të votimit, socialdemokratët e SPD zbritën në vendin e dytë, duke marrë 30,6 përqind të votave në këtë land të rëndësishëm, njofton DW.

Partia liberale FDP arriti vendin e tretë, duke marrë 12,2 përqind të votave. Ndërsa populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit, duke marrë 7,7 përqind të votave. Partia Të Gjelbrit, deri tani në koalicion me SPD, pësoi një rënie të madhe dhe mori 6 përqind të votave. Partia E Majta zbriti në pesë përqind, duke arritur pragun për të hyrë në Parlament.

Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë, me 18,1 milionë banorë, priteshin me vëmendje këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Landi i Rinit Verior-Vestfalisë është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve. Në 51 vitet e fundit, landi i Rinit Verior-Vestfalisë është qeverisur për 46 vjet nga socialdemokratët. CDU e ka drejtuar këtë land vetëm për pesë vjet, nga viti 2005-2010.

Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani tha se „kjo është një ditë e rëndë për SPD dhe për mua personalisht.“ Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat në Partinë Socialdemokrate gjermane. „Nuk mundëm ta fitojmë besimin e qytetarëve“, tha Kraft në Dyseldorf, në kryeqytetin e landit. Edhe ajo foli për një „ditë të trishtuar“ për socialdemokratët.

Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë.65,6 përqind e 13,1 milion përqind qytetarëve me të drejtë vote dhanë votën e tyre.

CDU-ja fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi në rritje, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land.

Zonja e Hekurt në Gjermani, ka sinjale se do të jetë kryesuesja e zgjedhjeve kombëtare të shtatorit të këtij viti.

Kështu thonë sondazhet e fundit të ditës së sotme, nga raportohet se për Angela Merkel me Partinë Demokratike, janë rritur shpresat se do të ketë dhe një mandatë tjetër pushteti në Gjermani.

 

Menjëherë pas këtyre sondazheve të publikuara, rezulton se votuesit kanë lënë anash SPD-në e Schulz duke i dhënë mbështetje Zonjës së Hekurt, Merkel.

Me publikimin e këtyre sondazheve Schulz u shpreh se ka humbur një proces zgjedhor të rëndësishëm shtetëror/GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch