AAK ZYRTARIZON ADERRIMIN E HALIL MATOSHIT

0

Tani më është zyrtarizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës aderimi i Halil Matoshit në këtë parti.

 

Matoshi gjatë prezantimit ka thënë se e zgjodhi AAK-në që t’i kthehet skenës politike ngaqë i beson fort kryetarit Ramush Haradinaj.

Sipas tij Haradinaj dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, janë dy politikanët e vetëm të cilëve u ka besuar, dhe mbi bazën e besimit, që sipas tij është bazë e politikës, e ka bërë këtë kapërcim.

“Mendoj që politika është besim. Nëse nuk ka besim, rezultatet janë të dobëta. Në jetën time, në politikë u kam besuar dy njerëzve: Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Këta dy njerëz më kanë dhënë siguri. Nëse nuk ke siguri rezultatet janë të dobëta. Ne duam që qytetarëve të Kosovës t’ia kthejmë besimin. Prandaj na priftë e mbara”, ka thënë Matoshi.

Lideri i partisë Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në parti Matoshit, duke thënë se me të do të punohet për të mirë të vendit, raporton lajmi.net.

“Për ne shqiptarët Halil Matoshi është emër i njohur. Në përpjekje bashkë me Ibrahim Rugovën ka përçuar mesazhe të rëndësishme për vendin. Me Halilin fatin e njëjtë e kanë përçuar edhe të burgosurit shokët e tij. Halili njihet për fjalët e tij, ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë. Njerëzit e këtij vendi duhet me u bashku me punu për vendin pa hile”, ka thënë Haradianj.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch