Deputetët e opozitës në Kosovë, edhe bojkotojnë edhe marrin mëditje

0

Deputetët e opozitës edhe të mërkurën shkuan në seancë vetëm për t’u nënshkruar sa për ta marrë mëditjen, por nuk qëndruan deri në fund, çka bëri që të shtyhen disa pika për miratim në seancën e ardhshme. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kritikoi deputetët që nuk po qëndrojnë në seanca, duke ua përmendur atyre mëditjen. Ai ka thënë se deputetët po vijnë vetëm sa për ta marrë mëditjen dhe pastaj po dalin nga seanca. Madje, ai u ka thënë atyre se nuk po i shtien askush me zor në listat zgjedhore, por vetë po insistojnë, shkruan Zëri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se deputetët nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë. “Duhet të bëjmë një zgjidhje. Të gjejmë një formë që deputetët, të cilët nuk marrin pjesë në votim të mos kenë të drejtë t’i marrin mëditjet”, theksoi Grabovci.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, e ka quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e deputetëve në seancë.

“Sa i përket asaj se ku është niveli i përgjegjësisë ose papërgjegjshmërisë tek disa është e tepërt për të folur dhe vërtet në të ardhmen pa dashur të bëjë panik, sinqerisht është e pakuptueshme dhe vërtet mospjesëmarrja është papërgjegjësi totale. Më kuptojnë drejt deputetët që janë këtu edhe disa që nuk janë e disa edhe vetëm hyjnë e dalin. Sidoqoftë, kjo është çështje që do ta bisedojmë me grupet parlamentare”, u shpreh Beqiri.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch