HARADINAJ MERR DETYRËN E KRYEMINISTRIT

0

Pritja e Ramush Haradinajt në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.

Prishtinë, 11 shtator/ Gazeta FAKTI – Isa Mustafa që ishte kryeministër në detyrë e ka pritur Haradinajn me ceremoni shtetërore duke rreshtuar edhe gardën e FSK-së, shkruan lajmi.net. Pasi kanë parakaluar pranë gardës së FSK-së, Haradinaj dhe Mustafa kanë hyr në zyrën e kryeministrit.

Mustafa ia ka dorëzuar disa follder kryeministrit të ri Haradinajt, më pas kanë biseduar për disa minuta. Ai e la detyrën e kryeministrit pas një koalicioni që kishte me PDK-në pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe  drejtoi Qeverinë e Kosovës për afro 3 vjet, ku edhe u hedh në votëbesim qeveria e tij dhe ra, duke quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonëshme.

Ramush Haradinaj që është kryeministër për herë të dytë, vjen në këtë pozitë pas një koalicioni më shumë parti.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës ka kërkuar që institucionet të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.

BE-ja kërkon nga Qeveria e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës.

Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në mënyrë efektive në interesin më të mirë të popullit të Kosovës. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane„, thuhet në deklaratë.

Shtypi gjerman: Haradinaj në mëshirë të Vuçiçit?

Kryeministër me shumë rreziqe përpara! Zgjedhja e qeverisë në Kosovë dhe e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë tërhequr vëmendjen e shtypit gjerman.

Image result for deutsche zeitungen

 

Në artikullin me titull „Kryeministri i ri në kërkim të ekulibrit të vazhdueshëm“, gazeta gjermane „tageszeitung“ thekson zgjedhjen e qeverisë në Kosovë me një shumicë tejet të ngushtë, me 62 vota nga 120 deputetë në parlamentin e Kosovës. „Për shumë ishte e habitshme, kur 10 deputetët e pakicës serbe në Kosovë, zgjodhën kryeministër atë që nga pala serbe është titulluar „kriminel lufte. Aq më tepër që vetëm para pak ditësh, qeveria serbe kishte bërë të ditur, se i mbetet urdhërarrestit ndërkombëtar kundër Haradinajt, transmerton DW.

Gazeta gjermane thekson se qeveria e Haradinajt „është qeveria e parë e Kosovës e varur nga zemërgjerërsia e pakicës serbe dhe me këtë edhe nga Serbia, thënë më saktë nga njeriu i fortë i Serbisë, presidenti Vuçiç….por problemet që duhet të zgjidhë kjo qeveri janë shumë të mëdha. Jo vetëm zhvillimi ekonomik i Kosovës ka mbetur pas premtimeve të partive. Ky vend me popullsinë më të re në Europë ka një nivel papunësie deri në 70%.“

Haradinaj politikan realist?

„Tageszeitung“ i kushton vëmendje edhe zgjidhjes së detyrës më të vështirë për qeverinë e re të Haradinajt -gjetja e një „modus vivendi“ me pakicën serbe për temën aq të debatuar të krijimit të asociacionit të komunave serbe. „Njohja e kërkuar nga ana e BE dhe Serbisë e asociacionit të komunave serbe në sytë e partisë opozitare, Vetëvendosja paraqet krijimin e një republike të pjesshme serbe në Kosovë, sipas modelit të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë.

Po të hënën gazeta gjermane „tageszeitung“ në një artikull të titulluar „Kryeministër në mëshirë të Begradit“  thekson se pikërisht votat e pakicës serbe në Kosovë e ndihmuan ish-drejtuesin e UÇKsë, Ramush Haradinajn të jetë kryeministër i Kosovës. „Se si do të ndeshet ai me këtë situatë, kjo mund të parashikohet lehtë. Sepse si BE edhe bashkësia ndërkombëtare presin që Haradinaj të përmbushë disa kushte. Ai duhet të gëlltisë atë më të vështirën dhe të pranojë krijimin e asociacionit të komunave serbe.“ Haradinaj që e paraqiste këtë si kërkesë të papranueshme tani ka zbutur tonin dhe paraqitet si „politikan realist“, shkruan taz.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch