JA CILËT JANË MILIARDERËT E KOSOVËS (video)

0

Disa nga ta i njihni mirë. Për disa nga ta do të befasoheni. Fotot e tyre nuk mund të gjenden as nw internet, por qarkullojnw sasi tw mwdha parash. Top 10 bossët e Kosovës janë aty, duke importuar secili nga dhjetëra milionë euro mallra cdo vit. Njëjtë ndodhi  edhe vitin e fundit.

Në mesin e 10 kompanive më të mëdha importuese, gjysma nga to janë kompani që merren me import të naftës.

Pasiqë importi paraqet edhe aktivitetin më të madh ekonomik të vendit, atëherë Gazeta Fjala ka radhitur pasurinë duke u bazuar në sasinë e importit vjetor për secilin nga ta

1.Ramiz Kelmendi

ramiz kelmendi elkos

Në top 10-shën e kompanive vendore që po importojnë mallra nga vendet tjera është kompani “Elkos” me pronar Ramiz Kelmendin.

Vetëm brenda vitit 2014 kompania e deputetit tani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka sjellë mallra në vlerë prej mbi 91 milionë eurove. Shprehur në sasi, Kelmendi ka sjellur nga importi 54 milionë kilogram mallra. Ai, vazdhon ta mbajë vendin e parë tash e disa vjet dhe nuk ka rival të denjë. Pos stabilizimit të importit përmes Elkosit, Kelmeni ështën shtrirë fuqishëm edhe në shitjen me pakicë përmes rrjetit ETC. Ajo tashmë është forca dominante e shitjeve ushqimore në qytetet kryesore të vendit.

2. Ibrahim Bucaliu

ibrahim bucaliu

Përkundër konkurrencës së ashpër në sektorin e naftës, Ibrahim Bucaliu me Hib Petrolin e tij vazhdon të jetë lider i padiskutushëm.

Hib Petrol brenda 12 muajve të viti 2014 ka importuar mall në vlerë monetare rreth 60 milionë euro. Në sasi kjo kompani ka importuar 82 milionë kilogram/litra mallra. Kosova nuk është vend prodhues i naftës, prandaj e tëra importohet. Në këtë drejtim, importi i saj nuk po e godet ndonjë prodhim të brendshëm.

3.Raif Gashi

lab oil

Në vendin e tretë si importuesi më i madh befasisht gjendet një kompani që nuk është edhe aq e njohur për opinionin. Është Raif Gashi, i cili aktivitet primar ka tregtimin me derivate të naftës.

Lab Oil gjatë vitit 2014 ka importuar mallra në vlerë prej 47 milionë euro.

4. Latif Kryeziu

latif kryeziu

Latif Kryeziu tash e mbi 2 dekada vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve kryesor të naftës ne vend. Ai, me kompaninë  e tij Al Petrol gjatë vitit të fundit ka importuar plot 41.37 milionë euro mallra.

5. Xhevat Jusufi dhe Fatmir Krasniqi

bucaj

Nuk merren me naftë. Por,gati me gjithçka tjetër nga frutat e permiret deri tek cifgaret, pronarët e kompanisë Buçaj zënë vendin e pestë të kompanive më të mëdha importuese në vend. Kjo kompani gjatë vitit të fundit ka importuar mallra në vlerë prej 41.18 miluionë eurosh.

6. Isa Muharremi

ex fis

Në vendin e gjashtë sërish rikthehet një biznesmen që merret me tregti të naftës. I njohur kryesisht për dominim në tregun e mazutit, ai me kompaninë e tij Ex-Fis gjatë vitit 2014 kanë importuar mallrra në vlerë prej 39.25 milionë eurosh.

7. Hyzer Gashi

hyzer gashiu besimi commerce

Ai, përmes kompanisë së tij Besimi Commerce sh.p.k. zë vëndin e shtatë. I orjentuar kryesisht në tregtinë me çimento, ai gjatë vitit të fundit ka importuar mallra në vlerë prej 26 milionë eurosh.

8. Coca Cola

 

Vëndin e tetë nuk e zë asnjë individ kosovar. Është kompania më e madhe e botës. Kosova është ndër vendet e rralla në botë që jo vetëm është importues i produkteve të Coca Colës, por edhe hyn në top 10. Kjo, pasi gjiganti amerikan i pjeve joalkoolike nuk lejon që të prodhohet Coca Cola në vend, sic prodhohej para disa dekadash. Kosovarët brenda vitit në bazë të importeve të kësaj kompanie kanë konsumuar afro 24 milionë euro produkte të Coca Colës.

9. Shabi Dërmaku

beta

Dërmaku është pronar i komopanisë që e quan veten një nga lideret sa i përket tregut të ushqimeve. Kompania e tij, Beta sh.p.k. gjatë vitit të fundit ka importuar mallra në vlerë prej 16.67 milionë eurosh.

10. Lirim Fezollari

tobacco

Lirim Fezollari, përmes kompanisë së tij, Tobacco Holding Group sh.p.k. mbyll top dhjetëshen e importuesve më të mëdhenj në vend për vitin 2014, listë të cilën e ka siguruar Gazeta Fjala. Në bazë të emrit, kjo kompani merret me tregtinë e cigareve. Komopania në fjalë gjatë vitit të fundit ka importuar mallra në vlerë prej 14.3 milionë eurosh. /http://gazetafjala.com/analiza/3881-2/

 

IM4 – Importi Rregullt
2014
Neto Kg Vlera
,, ELKOS” SH.P.K. 54,182,670.36 91,644,142.31
”HIB PETROL” SH.P.K. 82,258,910.76 58,966,833.94
” LAB – OIL ” SH.P.K. 102,238,164.35 46,886,396.27
”AL – PETROL” SH.P.K. 57,172,721.17 41,368,826.82
” BUÇAJ” SH.P.K 8,118,686.66 41,177,408.93
”EX FIS” SH.P.K. 63,345,323.96 39,250,695.04
”BESIMI COMMERCE” SH.P.K. 416,341,023.00 25,926,432.54
”COCA – COLA H.B.C. – KOSOVO” L.L 66,487,437.38 23,882,671.17
”BETA” SH.P.K. 39,012,388.89 16,673,898.67
,,TOBACCO HOLDING GROUP” SH.P.K. 663,433.35 14,312,836.08

 

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch