PODGORICA NUK DO TË RINEGOCIOJË PËR DEMARKACIONIN, A DO TË SHKOHET NË ARBITRAZHË NDËRKOMBËTARE?

0
Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së tij.
Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi,  transmeton zeri.info.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje.

Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk.

Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së ti.

Por, ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj në krye të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, në tetor të vitit të kaluar thoshte se se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të rinegociohet duke kërkar  fillimisht duhen menjanimin e  lëshimeve që ka bërë ish përbërja e Komisionit Shtetëror.

Ai pat thënë se arbitrazhi të ishte i nevojshëm sikur të kishte paraqitur problem pala malazeze.

“Atëherë mënyra më e mirë do të ishte që të rinegociohet kjo çështje dhe të mënjanohen ato lëshime nga Komisioni Shtetëror, po ashtu të miratohet e të ecim tutje”, ka thënë në tetor të 2016-tës Bulliqi.

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj në krye të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, ka treguar detajet nga takimi që ka pasur këtyre ditëve me kreun e ri të ekzekutivit.

Për portalin Koha.net, ai ka treguar se do të qëndrojë pas fakteve me të cilat e kundërshtoi mënyrën se si Kosova e demarkoi kufirin me Malin e Zi. Bulliqi, deputeti më i zëshëm i mazhorancës së kaluar fliste për fakte që Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë në marrëveshjen ndërshtetërore për kufirin me Malin e Zi.

“Kisha një takim me kryeministrin Haradinaj, në të cilin ai shprehu besimin e tij të plotë që unë ta drejtoj këtë komision. Unë i thash çfarë pata t’i them dhe u konsultova me të”, ka thënë Bulliqi për Koha.net.

Tutje Bulliqi ka thënë se do të ketë konsulta edhe me ekipin që bashkë kundërshtonin marrëveshjen e demarkacionit, siç ka thënë për të përmirësuar gabimin.

“Ne faktikisht i kemi faktet që i kemi ofruar para opinionit publik në të kaluarën, fakte të cilat nuk i kemi bërë ne por institucionet relevante të kohës. Puna për demarkacionin nuk është bërë mirë dhe ka nevojë që të përmirësohet”, ka thënë Bulliqi për Koha.net./Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch