QEVERIA “HARADINAJ“ NË NJË VROJTIM TË PAVARUR

0

Në praktinë e punës së qeverive, zakonisht bëhen bilance pas 100 ditëve, atëherë kur para opinionit publik paraqiten analiza të natyrave të ndryshme mbi kahet dhe kapacitete e performancës qeverisëse brenda kësaj periudhe. Por, njerëzit, sidomos ata qëllim mirë janë të lirë të japin komentet e tyre edhe para këtij 100 ditëshi. Ndër ta janë edhe studiuesi nga Londra, Daut Dauti dhe ish deputeti dhe njohësi i rrethanave politike, Nijazi Idrizi.

Të lutur nga Gazeta FAKTI për t’i komentuar fillimet  e para të kabineti “Haradinaj“, Dauti dhe Idrizi paraqitën këto pikëpamje:

DAUT DAUTI:
Qeveria “Haradinaj“ – një lloj asociacioni apo sindikate

Daut Dauti's Profile Photo, Image may contain: 1 personËshte për t’u habitur se si disa janë duke e marrë seriozisht këtë ‘qeverinë’ e re të Kosoves. Kjo nuk është qeveri aspak sepse nuk eshte themeluar ne parime politike dhe as nuk e ka per qellim qeverisjen. Kjo qe po i thone ‘qeveri’ eshte nje lloj asociacioni apo sindikate qe i bashkon halabaket ne menyre qe ata t’i mbushin xhepat dhe te vazhdojne me veprimtarine e tyre – krimin. Njëkohesisht, detyre tjeter e kesaj ‘qeverie’ është mbulimi i gjurmeve qe deshmon per krimin e kryer ne te kaluaren.

Tashti njerezit duhet t’i drejtojne syte ka opozita dhe t’i ndihmojne LDK per t’u shenderruar ne parti te mirefillte politike kurse VV duhet ndihmuar qe te forcohet edhe me shume. Momentalisht, tjera shpresa nuk ka.

Çkado që degjojme qe ka bere kjo ‘qeveri’, nuk duhet te habitemi. Nëse është keq, është për shkak të qëllimit. Nëse është mirë, është për shkak se ështe bere rastesisht. Kosova dhe qytetari i saj nuk janë aspak brengë e kësaj ‘qeverie’.

 

NIJAZI IDRIZI:
Kompromiset e dominimit partiak janë bartur në këtë qeveri

Related imageKy koalicion, për nga numrat dhe përbërja e qeverisë, politikisht është në mes të Lindjes dhe Përëndimit, i dizajnuar sipas konceptit të njohur të Titos (që zbatohet aktualisht vetëm në Serbi nga Vuqiq).

Ky koalicion qeverisë është i vonuar 15 vjet, për shkak të përplasjeve për dominim të luftës dhe „përvetësimit“ të rezultateve të saj. Ato kompromise të dominimit janë bartur edhe në këtë qeveri:

Zëvendëskryeministrat, janë kryeministra për ministritë e veta, e kryeministri ka rol të koordinatorit.

Programi i Qeverisë është fragmentuar në program të partive, secili me program të vetin aty ku është, pa sinergji projejtesh, pa rezultate të matshme.

Ministritë që gjenerojnë vende pune e zhvillim ekonomik, janë ndarë në mes të koalicionit, për të mbyllur pakënaqësitë dhe më shumë po i ngjajnë grazhdeve me taxhi për të mos i lënë kuajt që ta coptojnë  njëri tjetrin.

Buxheti do të anoj nga ata që kërcënojnë më shumë, dhe i vetmi kriter që do të përfillet gjat hartimit të tij do të jetë kriteri i mbijetesës së qeverisë dhe mashtrimit të partnerëve.

I vetmi angazhim serioz do të jetë, zhvatja e Trepçës dhe disa aseteve të mbetura, aksionet në projektin „Kosova e re“ dhe pazaret për hiset në derivatet e naftës që futet pa doganë në Kosovë.

Personazhi më „tragjik“ është Ramush Haradinaj me rolin e kryeministrit, i cili është devalvuar në atë të sekretarit të qeverisë, i cili do të zgjidh pak probleme teknike, duke vrapuar shumë, por pa pasur mundësi të merret ne politikat e vendit që është misioni i tij./Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch