RINEGOCIM ME MALIN E ZI DHE GJYKATA E ARBITRAZHIT, DY OPCIONET PËR DEMARKACIONIN

0

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë shqyrtoi  çështjen kontestuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe kishte  marrë parasysh kufijtë kadastral për të cilët ka thënë se “parimisht i paraqesin edhe kufijtë shtetëror”. Ekspertët në Kosovë  konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi që ndryshe nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje

PRISHTINË, 16 shtator/Gazeta FAKTI – Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare japin opsionet e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Opsioni i parë, sipas tyre, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi. Ndërkaq opsioni i dytë është dërgimi i Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit, ndonëse për një veprim të tillë nevojitet edhe bashkëpunimi i shtetit fqinj, shkruan gazeta Zeri.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila tashmë ka bërë më shumë se dy vjet prej se është nënshkruar, mund të arrijë zgjidhje nëpërmjet disa skenarëve. Opsioni i parë, sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe me rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.

Ndërkaq, opsioni i dytë ka të bëjë me dërgimin e Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi që ndryshe nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje.

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Qeverisë janë zotuar se kryeministri Ramush Haradinaj do ta zgjidhë shumë shpejt Marrëveshjen e Demarkacionit. Qeveria “Haradinaj” qysh në ditën e parë ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi me në krye Murat Mehën, si dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të komisionit që pritet të formohet.

Por, para se të vëhen në jetë këto dz opcione, të shohim se si janë ygjidhur situatat analoge në raste midis ish republikave të Jugosllavisë së dikurshme.

Bie fjala, pas pavarësimit të Sllovenisë dhe Kroaicisë dhe përfundimit të luftës së përgjakshme në këtë të fundit, procesi i demarkimit të kufirit mes dy ish republikave jugosllave fqinje, tashmë si shtete sovrane, hasi në kontest serioz. Ato nuk po arrinin pajtim në lidhje me demarkacionin e një pjese të kufirit mes tyre, konkretisht kishin mospajtime me vijën kufitare ndërshtetërore afër Gjirit të Piranit.

Për këtë shkak në vitin2009, dy shtetet u pajtuan që për këtë kontest t’idrejtohen arbitrazhit ndërkombëtar. Gjykata e Arbitrazhit në Hagë shqyrtoi këtë çështje kontestuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe kishte  marrë parasysh kufijtë kadastral për të cilët ka thënë se “parimisht i paraqesin edhe kufijtë shtetëror”. Kufijtë kadastral duhet të përputhen me kufijtë e republikave. Kufiri i çdo shteti duhet të definohet me kufijtë e komunave, të cilat definohen me anë të distrikteve të brendshme kadastrale”, kishte thënë gjyqtari Gilbert Guillaume.

Ky vendim në pamje të parë, nuk do të dukej lajm shumë i rëndësishëm për qyetetarët e Kosovës, pasi kishte të bëntë vetëm me raportet mes dy shteteve tjera, pa ndonjë impakt në jetën e tyre.

Por, këtij  vendimi i është kushtuar vëmendje e madhe në Kosovë për një arsye tjetër. Ka dy vjet që është nënshkruar marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Por ku qëndrojnë koinçidencat mes këtyre rasteve. Edhe Kosova me Malin e Zi ishin njësi konstituive të ish Federatës Jugosllave (ish RSFJ), me dallimin se Kosova atë botë ishte “Krahinë Socialiste Autonome”, ndërsa Malini Zi ishte republikë, që në këtë rast ka shumë rëndësi. Koinçidenca kryesore nuk qëndron këtu, transmeton infokusi.

Ajo çka e bënë interesante dhe shumë të rëndësishme për Kosovën, këtë vendim të  Arbitrazhit në Hagë, është ajo që ky tribunal ndërkombëtar e ka pranuar si të mirëqenë kriterin që kufijtë kadastralë “parimisht i paraqesin edhe kufijtë shtetëror”.  Por, pse ka rëndësi kjo?

 

 

Megjithatë në tërë zhurmën e bërë në lidhje me këtë çështje, një gjë u la të kuptohet të ketë qenë shkaku i një gabimi eventual në arritjen e marrëveshjes së demarkimit. Kriteri kryesor i përdorur në procesin e shënjimit të kufirit, ishte pikërisht kriteri kadastral.

Opozita e atëhershme, përfshi edhe partinë  ezotit Haradinaj dhe disa ekspertë e quanin gabim trashanik dhe rast të paprecedent në botë që kufijtë kadastral apo kufijtë e komunave, të shërbejnë për përcaktimin e kufijve ndërshtetëror. Pikërisht për këtë arsye ata pretendonin se komisioni shtetëror i Kosovës ka bërë gabimin fatal duke i dhënë disa mijëra hektarë të Kosovës, Malit të Zi. Herë pretëndohej për 12 000 hektarë, herë 10 000 e herë 8200 të tillë.

Në anën tjetër komisioni qeveritar i Kosovës dhe vet Qeveria e Kosovës mbronin me ngulm këtë kriter si të rregullt dhe në përputhje me praktikat ndërkomëtare. Bile thonin se ky kriter do favorizoj Republikën e Kosovës në demarkacionin eventual me Republikën e Serbisë.

Pra u krijua njëfar opinioni se kriteri i kufijve kadastral (komunal), i përdorur gjatë negociatave për demarkacion e kufirit me Malin e Zi, ishte “fajtori” që Kosova po rrezikonte të humbte shumë nga territori i saj.

 

Tani, shtrohet pyetja se vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar në Hagë mbi demarkacionin e kufirit në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë, me të cilin  qartësisht pranohet kriteri kufijve kadstral si kufi të republikave (shtetëror), do të merret në konsideratë edhe nga drejtuesit e rinjë të Kosovës, përfshi edhe kryeminstrin Haradinaj, apo do të futet krejt kjo situatë edhe në nj rreth vicioz ku kundërshtatët e djeshëm të demarkacionit mund të jen sot edhe kundërshtarët kryesorë të vetvetes.  Ata që e kundërshtuan këtë marrëveshje, a besojnë ende se vërtetë Kosova po humb territor, a besojnë se me ri negocim Mali i Zi i kthen ato 8000 e sa hektarë në pronësi të Kosovës, a besojnë se vendimi i ndonjë Arbitrazhi Ndërkombëtar do t’ia japë Kosovës hektarët kontestues, apo edhe të thonë se kjo kauzë kishte synim kryesor rrëzimin e qeverisë dhe se tash janë krijuar kushtet që kjo çështje të zgjidhet. Nëse kjo e fundit është e vërtetë, nuk është turp ta pranojnë, më mirë vonë se tepër  vonë.

Apo ata që e përkrahnin këtë marrëveshje dhe e quanin të rregullt, që betoheshin se Kosova nuk po humbë territor (bile kur e matnin territorin u dilte se jo vetëm që sjemi zvogëluar, por edhe jemi rritur!), që thonin se opozita ka krijuar kauzë të rrejshme vetëm për ta rreëzuar qeverinë, tash të tregohen të sinqertë dhe gjakftohtë, shkruan infokusi.

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch