RRAHET ARBANA XHARRA

0

Xharra është rrahur në parkingun para banesës së saj në Prishtinë dhe se është dërguar në QKUK.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate. Këtë për portalin koha.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve Xharra në spital është dërguar nga bashkëpartiakët e saj.

Ende nuk ka informacione për të dyshuarit që kanë mundur ta sulmojnë atë.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ka qenë vazhdimisht cak i militantëve të partisë Vetëvendosje mu për shkak të aderimit të saj në PDK, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj, shkruan Express.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

Ekipet e forenzikës nga Policia e Kosovës kanë hetuar vendin ku ndodhi sulmi ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovë/GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch