Vjen një “dush“ i ftohtë nga Hahni sa i përket liberalizimit të vizave

0

Komisionari Johannes Hahn, pas takimit që pati me liderët e partive në Kosovë, tha se u ka bërë të qartë atyre se pa plotësimin e disa kushteve, nuk do të ketë liberalizim të vizave. 

Ai tha se se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Isha i qartë se pa zgjidhjen e demarkacionit nuk ka liberalizim. Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por në fund vendimi duhet të merret nga institucionet e Kosovës, shpresoj që këto çështje të zgjidhen”, ka thënë Hahn. njofton REL.

Ndërkohë, gjatë një konference për media, që komisioneri Johanes Hahn ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejtë për të mirën evropiane të të dyja vendeve.

„Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë do të jetë, sa më gjatë t’i mbani aq më problematike dhe të vështira do të jetë të zgjidhen. Është në interesin e të gjithë neve, është në interesin e Kosovës dhe Malit të Zi sa i përket perspektivës evropiane“, ka thënë Hahn.

 

Sipas tij, marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës janë intensifikuar.

“Institucionet e fuqishme dhe efikase, janë shumë të rëndësishme për implementimin e suksesshëm të MSA-së. MSA paraqet një kontratë që lidh Kosovën me BE-në. Është shumë e rëndësishme që e kemi ketë marrëveshje pasi që krijon zhvillim ekonomik“, ka deklaruar Hahn.

Ai ka potencuar se Kosova tashmë po lëviz drejtë zonave të lira tregtare.

„Ndërkohë, Kosova ka kohë deri në 10 vjet, që të hap tregun ndaj Bashkimit Evropian, por më duhet të theksoj se 10 vjet është kornizë shumë e gjatë kohore, dhe nuk duhet të harroni të filloni menjëherë me përshtatjen ndaj sfidave“, tha Hahn.

MSA, ka shtuar Hahn, është mundësi shumë e madhe për gjenerimin e mijëra vendeve të punës.

Njëherësh, zyrtari i lartë evropian kishte edhe një mesazh për institucionet vendore, në veçanti për Qeverinë, duke kërkuar që të punohet më shumë në forcimin e shtetit ligjor. Në veçanti, ai ka kërkuar luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./GAZETA FAKTI

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch