AMELA 4 VJEÇE NGA TETOVA KËRKON SHËRIM, AJO KA NEVOJË PËR NDIHMË

0

Ajo është vetëm 4 vjeçe nga fshati Pallaticë i Tetovës, por jeta nuk është treguar shumë e mirë me të. Po flasim për Amelën, vajzën 4-vjeçare, e cila vuan nga “një sëmundje e rrëndë endokrinologjike”, një lloj sëmundje e rrëndë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme, pasi con në dializë dhe vdekje.

Babai i saj, Isen Iseni ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve TOP-NEWS.MK me seli në Shkup i kërkuar ndihmë edhe drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Orhan Ramadanit, por ajo çfarë ka marrë si përgjigje ka qenë një “Block” se Fondi nuk mund tia paguaj shpenzimet e ilaceve të shtrenjta prej 500 euro në muaj, e cila është edhe një goditje akoma edhe më e rëndë për Amelën e vogël.

I mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të shpëtuar jetën e vajzës, Iseni 40 vjecar nga Tetova thotë se po i vdes fëmija nëpër spitale dhe nuk ka asnjë lloj mjekimi dhe ndihme për ta çuar jashtë vendit. Ai nuk ka mundësi që të paguan as edhe ushqimet speciale të Amelës së vogël që kushtojn afro 500 euro në muaj.

“Fëmija im është shumë sëmurë, kam shkuar në Fondin për Shëndetësi që drejtohet nga Orhan Ramadani, kam bërë kërkesë për ta çuar jashtë shtetit për mjekim se mjekësia jonë nuk di për këtë që ka fëmija im, por as që e ka marrë në konsideratë kërkesën time. As nuk u bëhet vonë se po vdes fëmija 4 vjeç. Ju lutem më ndihmoni se po më vdes fëmija nëpër spitale pa asnjë lloj mjekimi, po ju lutet një babë. Këtë nuk po i bëjnë asgjë, vetëm e lënë të vdesë si mjekësia, por edhe Fondi për Shëndetësi i Maqedonisë nuk pranon që ti paguaj ilacet e shtrenjta prej afro 500 euro në muaj ”, është kjo thirrja dëshpëruese e këtij prindi nga Tetova, e cila shikon çdo ditë fëmijën e saj që vuan nga krizat, por nuk mundet të bëjë asgjë.

“E di ndoshta është e pamundur të mblidhet një shumë aq e madhe, por që është një kohë goxha e gjatë mjekimi, sipas asaj që më thanë janë disa vite. dhe shuma që kushton është me mijë euro. E di që është e pamundur, por shpresa vdes e fundit për Amelën”, është shprehur Iseni, i cili shpreson se dikush do e vejë dorën në zemër për të!

Ne i bëjmë thirrje Orhan Ramadanit që të hedhë sytë nga ky prind , para se të gjithash jemi qenie njerëzore, jini në radhë të parë humanë, shikoni vuajtjet e këtij prindi i cili me thirrje dëshpëruese kërkon të shpëtojë vajzën e saj, mundësitë jashtë janë për këtë, por i duhet ndihmë nga shteti. Amela mundohet që t’i japë shpresë dhe forcë vetes, madje në një video ka fshehur dhimbjen duke qeshur dhe thënë me zë të lartë se “ Se kur do të rritem do të bëhem doktoresh që ti shëroj fëmijët”.

Prindët e Amelës ka lenë edhe një numër telefoni dhe llogarie, ku të gjithë ju që keni mundësi mund të kontribuoni sado pak që Amela të qeshë sërish, që jeta e saj të normalizohet, le ta bëjmë këtë të gjithë së bashku para se të jetë vonë, le t’i japim jetë Amela , ajo sot ka nevojë për ne!

KONTAKTI:

Tel: 00389/071-943-208

 

MEREME ISENI
XHIROLLOGARI BANKARE NE STOPANSKA BANKA MAQEDONI
200002824235890

XHIROLLOGARIA DEVIZORE
STOPANSKA BANKA A.D SKOPJE
IBAN CODE:MK07200002902368711CH
SWIFT : STOB MK2X

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch