FILLOI FUSHATA ZGJEDHORE, JA RREGULLAT

0

“Partitë politike si detyrim kanë që gjatë fushatës zgjedhore të paraqesin raportin financiar deri te institucionet kompetente edhe atë të 11-tën ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu partitë duhet të dërgojnë edhe pjesën e dytë të këtij raporti para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Komisioni shtetëror I zgjedhjeve pasi kreu të gjitha procedurat, sa i përket shqyrtimit publik por edhe nga ana e partive politike është në vijim mbi diskutimet e listës zgjedhore dhe e njëjta në bazë të kalendarit duhet të përmbyllet 29 shtator 2017, ku edhe atë ditë KSHZ duhet të nënshkruajë listën zgjedhore e cila do të jetë për votuesit”, njoftoi zëdhënësja e  KSHZ-së,  Arjeta Xhemaili.

Në garë do të jenë 19 parti dhe koalicione të përfsirë në Lista të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal si dhe  64 lista janë dorëzuar nga grupe zgjedhore. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në 3.480 vendvotime, ndërkaq të njëjtat duhet t’i ndjekin mbi 300 vëzhgues të misionit të OSBE-ODIHR-it. Bëhet e ditur se 10 ditë para përmbylljes së zgjedhjeve lokale të gjithë organizatat joqeveritare të cilat duan të marrin pjesë në monitorimin e procesit zgjedhor mund të dërgojnë kërkesë deri në KSHZ përmes formës elektronike apo përmes zyrave të KSHZ-së për të marrë akreditim për vëzhgim të zgjedhjeve./Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch