JA RRETHANAT DHE MOTIVET E PLAGOSJES SË ALIT ABAZIT

0

Momentalisht policia dhe prokuroria po mbledhë dëshmi, si prova materiale, kurse supozohet se motivet i këtij incidenti nuk janë politike. Thuhet se edhe sulmuesi edhe të plagosurit  kanë patur edhe më herët mosmarrëveshje.

Kërçovë, 28 shtator/Gazeta FAKTI – Incidenti i rëndë i armatosur që ndodhi mbrëmë rreth orës 19 në Kërçovë, ku la të plagosur Alit Abazin, kandidat i pavarur dhe bartës i listës së  asambleistëve të ardhshëm komunal, është vërejtur  edhe nga disa dëshmitarë të afërt të ngjarjes. I plagosur (në këmbën e djathtë)  Abazi është operuar në spitalin  e Shkupit  dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Incidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit.
Sulmuesi Abdulla Abdullau (58 vjeçar) është vërejtur teksa ka gjuajtur pesë plumba me pistoletë në drejtim të Alit Abazit. Ky i fundit ka qenë bashkë me shefin e shtabit zgjedhor , Destan Abdiun, i cili ghithashtu ka qenë cak i sulmit dhe për pasojë ka marrë plagë të lehta në trup, thonë dëshmitarët okularë.

Në këtë incident është plagosur edhe një person i tretë, për identitetin e të cilit do të duhet më vonë.
Sulmuesi ka bërë përpjekje të ikë por policia e ka kapur dhe ai tani ndodhet në stacionin policor të Kërçovës., ku po merret në pyetje dhe sigurisht  brenda ditës do të del në gjyq.
Momentalisht policia dhe prokuroria po mbledhë dëshmi, si prova materiale, kurse supozohet se motivet i këtij incidenti nuk janë politike. Thuhet se edhe sulmuesi edhe të plagosurit  kanë patur edhe më herët mosmarrëveshje, të cilat janë munduar t’i tejkalojnë përmes gjyqit, por pa sukses.
I plagosuri Abazi është bartës i listës së vetme të kandidatëve të pavarur për këshilltarë në komunën e Kërçovës dhe sipas renditjes mbante numrin rendor 75.


Vendi ku ka ndodhur incidenti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch