VMRO PO “DIGJET“ PËR INTERESA KOMBËTARE

0

VMRO-DPMNE vazhdon të shpërndajë defetizëm në popull pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Xhaferi, duke gënjyer se kjo është një fiasko për interesat nacionale maqedonase, retorikë kjo tash më e lezuar dhe deshifruar mirë nga vëzhguesit por edhe nga qytetarët. Nacionalizmi primitiv i këtij lloji nuk mund të prodhojë kurrfarë mobilizimi popullor, përpos që do të thellojë edhe më tej hendekun në mes të prijësve të kësaj retorike dhe qytetarëve

SHKUP, 6 MAJ/GAZETA FAKTI – Partia e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE pohon se në Maqedoni “ka nisur realizimi i platformës së Tiranës” dhe se “po arrijnë faturat për sjellje tradhtare dhe anti-shtetërore të LSDM-së dhe liderit të saj Zoran Zaev”.

“Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin dhe Kuvendi i Maqedonisë do të jetë parlamenti i tretë në rajon, në të cilin seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, ka thënë në konferencën e sotme për media deputeti i VMRO-DPMNE Dragan Danev.

Ai po ashtu tha se sjellja e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev është e papranueshme dhe se LSDM do të mbajë përgjegjësi për “krimet në Maqedoni”.

LSDM: Gruevski për interesa personale po i shqetëson qytetarët

Nga ana tjetër, LSDM edhe sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov që të dorëzoj mandatin për formim të Qeverisë, kryetarit të kësaj partie Zoran Zaev. Sipas LSDM, interesi i lartë shtetërorë është që të mundësohet sa më shpejtë formimi i Qeverisë.

“Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe të ardhmen evropiane të shtetit”, kanë thënë nga LSDM.

Ata kanë shtuar se duhet të ndërpriten të gjitha gënjeshtrat në lidhje me gjoja kërcënimet për interesat nacionale me të cilat thonë ata, Nikolla Gruevski për interesa personale po i shqetëson qytetarët.

Cila qenka alternativa ruse për Maqedoninë?

Ambasadori rus në BE, Vlaimir Çizov ka deklaruar se vendi i tij mund të ofrojë alternativë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimor apo qoftë ndonjë vend tjetër, për shkak se sipas tij, gjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimet euroatlantike, citojmë portalin euroaktiv.

Duke folur për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, Çizov vlerëson se kjo përbën shkelje të qartë të rregullores dhe ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë. Nga ana tjetër ai lavdëron presidentin Gjorgje Ivanov, për mbrojtjen e Kushtetutës, edhe përkundër presioneve nga Perëndimi./GAZETA FAKTI

 

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch