Burri e qëllon me armë doktorin sepse ia shpëtoi gruan gjatë lindjes

0

Një burrë saudit ka qëlluar doktorin, i cili ndihmoi bashkëshorten e tij që të lindte fëmijën. Arsyeja ishte se mjeku ishte mashkull dhe jo femër.

Doktor, Muhannad Al-Zabn, u qëllua nga babai i fëmijës së sapolindur menjëherë pasi i dha lajmin e mirë në spitalin “King Fahad Medical” në Riad.

Në fillim doktori ka menduar se po merr një falënderim për pritjen e suksesshme, por në fakt ai u qëllua me armë nga babai i “tërbuar”. Mediat vendase shkruajnë se pas ngjarjes, burri u largua nga spitali.

Ndërsa doktori ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme dhe pas operacionit, ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Burri i paidentifikuar, i cili besohet se është mërzitur se një mashkull tjetër ka parë bashkëshorten e tij të zhveshur, është arrestuar nga policia.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch