ERDOGAN VIZITON UASHINGTONIN ,MOSPAJTIMET NGELIN

0

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e kanë përshkruar takimin e parë në Uashington si fillimin e një epoke të re marrëdhëniesh. Vizita e zotit Erdogan në Uashington vjen dy javë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të armatosin kurdët e Sirisë për të ndihmuar në avancimin e tyre kundër bazës së Shtetit Islamik në Raqqa. Turqia e kundërshton ashpër planin, duke thënë se kurdët e Sirisë janë të lidhur me një organizatë terroriste kurde në Turqi. Materiali në vazhdim sjell më shumë hollësi mbi këtë çështje dhe tema të tjera të diskutuara mes të dy presidentëve, njofton VOA.

Mbështetësit, si dhe kundërshtarët e zotit Erdogan ishin mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit të tij me presidentin amerikan të martën. Në konferencën e përbashkët të shtypit, presidenti Trump u tregua i kujdesshëm rreth shqetësimit turk mbi terrorizmin:

“E mbështesim Turqinë në betejën e parë kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste si ISIS dhe PKK për tu siguruar se këto grupe nuk gjejnë strehë të sigurtë,” – tha ai.

Presidenti nuk la të kuptohet nëse do të tërheqë mbështetjen për kurdët e Sirisë me nxitjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan:

“Kurrë nuk duhet t’i lejojmë këto grupe që të manipulojnë strukturën fetare dhe etnike të rajonit, duke përdorur si justifikim luftën kundër terrorizmit”, – u shpreh presidenti turk.

Zoti Erdogan nuk arriti t’i bindë Shtetet e Bashkuara për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen, të cilin ai e akuzon për nxitje të grushtit të shtetit të dështuar të një viti më parë kundër qeverisë së tij.

Analistët thonë se udhëheqësi autoritar turk nuk priste lëshime mbi këto çëshjte të rëndësishme, por ka të ngjarë që të arrijë marrëveshje të tjera të dobishme. Howard Eissenstat është studjues në Projektin për Demokracinë në Lindjen e Mesme:

“Ka të ngjarë që ai mori më tepër mbështetje për sigurinë e brendshme në Turqi kundër PKK-së dhe ndoshta pëlqimin për të goditur Sinjarin në veri të Irakut.”– thotë ai.

Eksperti foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it. Takimi, tha ai, ia shton zotit Erdogan prestigjin në Turqi. Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar përpjekjet e dështuara për grusht shteti vitin e kaluar, por gjithashtu kanë kritikuar shtypjen qeveritare ndaj udhëheqësve, gazetarëve dhe kundështarëve të dyshuar për përfshirje në grushtin e shtetit.

“Është si puna e një martese të vështirë, ku ka shumë arsye që të mos prishet bashkimi, pasi kostoja e divorcit është shumë e lartë. Ajo që pres është që Shtetet e Bashkuara dhe Turqia të vazhdojnë të kenë rezerva ndaj njëri tjetrit edhe në të ardhmen”, – thotë eksperti.

Si vend anëtar i NATO-s, Turqia është pjesë e një aleance të fuqishme ushtarake me një rrjet botëror zbulimi nga i cili varet siguria e saj. Për Shtetet e Bashkuara, Turqia është një partner i fuqishëm rajonal që ofron qasje në baza ushtarake strategjike të rëndësishme.

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, i cili zhvilloi një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpin, në Shtëpinë e Bardhë, ka refuzuar të udhëtojë me makinat e blinduara të SHBA.

Kështu, ai ka marrë në SHBA Mercedesin e tij të blinduar për të udhëtuar në rrugët e New Yorkut dhe Washingtonit.

Kjo është hera e parë që presidenti turk merr makinën e tij të blinduar në një udhëtim në SHBA, gjë e cila tregon dukshëm frikën e Erdoganit ndaj një antentati të mundshëm gjatë vizitës në SHBA. /albeu

Ne takimin Trump-Erdogan, mesohet se Donald Trump i ka kerkuar Erdoganit qe te lirohet pastori me nenshtetesi amerikane, Andrew Brunson, i cili ndodhet ne paraburgim ne Turqi.

Ne njoftimin zyrtare te Shtëpise se Bardhë thuhet, se presidenti Trump i ka kerkuar presidentit te Turqisë qe t’i jepet fund paraburgimit te pastorit Reverend Andrew Brunson, i cili vazhdon te mbahet ne paraburgim që nga dhjetori i vitit te kaluar në Turqi, si dhe ekstradimin e tij sa me pare në SHBA.

Deklarata e Shtëpise se Bardhë, ku njofton se lirimi i pastorit te arrestuar nga gjykata i eshte kerkuar qeverise turke, zyrtarisht njofton se gjykatat ne Turqi jane te kontrolluara nga qeveria.

Ne deklarate shkruhet se Trump dhe Erdogan diskutuan per perforcimin e marredhenieve mes dy shteteve. Theksohet se Trump ka rikonfirmuar besimin ndaj Turqisë si aleat i SHBA ne NATO si dhe te qenit bashke perballe çdo lloj terrorizmi.

Ne nje deklarate me 4 fjali, ku nje fjali bie ne sy arrestimi i pastor Brunson, lirimi sa me i shpejte i tij dhe eksdradimi sa me pare per ne SHBA, duket disi larg rregullave dhe sjelljeve diplomatike.

Truprojat e Erdogan rrahin kurdët…në derë të Shtëpisë së Bardhë

Në media, takimi mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Recep Taip Erdogan u quajt i suksesshëm dhe më shumë se miqësor. Megjithatë, incidentet pas këtij takimi u zhvendosën në rrugë. Pak metra larg shtëpisë së bardhë, një grup protestuesish kurdë ishin mbledhur kundër Erdoganit dhe me pankarta në duar kundërshtonin politikat e tij ndaj kurdëve në Turqi, Siri dhe Irak.

Përballë tyre ndodheshin mbështetësit dhe truprojet e Presidentit Erdogan, që janë ndjerë të provokuar. Kaq ka mjaftuar që ata t’u vërsulen duke rrahur të tubuarit dhe autoriteteve amerikane u janë dashur dhjetra minuta që të qetësojnë situatën.

Në spital përfunduan disa protestues kurdë, fatmirësisht asnjëri në rrezik për jetën, ndërkohë që policia amerikane ka prangosur disa persona të përfshirë në këtë incident.

Përfaqësuesit e komunitetit kurd në Shtetet e Bashkuara e dënuan aktin.

“Kur Recep Taip Erdogan i bën këtë në Shtetet e Bashkuara, imagjinoni dhunën që ushtrohet ndaj kurdëve në Turqi”, thonë ata.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch