MERKEL FITON MANDATIN E KATËRT

0

Këto zgjedhje do të hyjnë në librat e historisë për dy arsye. Angela Merkeli mund të ketë fituar një mandat të katërt, por është rezultati i saj më i keq historik. Dhe nacionalistët e krahut të djathtë janë tashmë pjesë e establishmentit gjerman.

Kancelarja gjermane Angela merkel ka arritur të fitojë një mandat të katërt , por zgjedhjet e djeshme parlamentare shënuan edhe një ngritje të nacionalistëve. Blloku I saj konservator CDU/CSU pa rezultatin më të keq të 70 viteve të fundit, por megjithatë mbetet më i madhi në parlament. Parteri i koalicionit, partia social demokrate SDP, është shprehur se do të jetë në opozitë pas humbjes më të madhe që ka përjetuar në histori. Për shkak të mospranimit nga SDP për pjesëmarrje në aleancën qeverisëse, procesi i formimit të një koalicioni të ri mund të zgjasë disa muaj. Ndërsa partia e ekstremit të djahtë Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka fituar mandate deputetësh që e rendisin atë si partinë e tretë më të madhe në Bundestag, çka ndezi protesta në vend. Dhjetra protestues u mblodhën mbrëmjen e së dielës jashtë selisë së kësaj partie në Berlin. Disa prej tyre mbanin pankarta ku shkruhej Refugjatët janë të mirëpritur. Protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera, duke përfshirë Frankfurtin dhe Këlnin. Ndërsa aleanca e saj ka mbetur më e madhja, ky është rezultait më i keq i arritur nga Kristian Demokratët dhe Bashkimi Kristian Social që nga 1949-a, vit kur në vend u mbajtën zgjedhjet e para që pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Duke folur për mbështetësit pas shpalljes së rezultatit, zonja Merkel, e cila ka qenë kancelare për dymbëdhjetë vitet e fundit, u shpreh se kishte shpresuar për një rezultat më të mirë. Megjithatë, ajo theksoi se do të dëgjonte shqetësimet e votuesve të Alternativës për Gjermaninë në mënyrë që të fitonte sërish mbështetjen e tyre.

“Në lidhje me këtë kthesë djathtas, do të duhet të merremi seriozisht. Të gjitha ato gjëra që shqetësojnë gjermanët janë çështje që meritojnë vëmendjen tonë. Jemi të vetëdijshëm për ndjesinën e pakënaqësisë dhe protestave që shprehin votuesve tanë, ndaj nesh, me këtë humbje të votave, dhe ne do të flasim për këtë”, vazhdoi Merkel.

“Është e rëndësishme që qeveria gjermane të jetë e qëndrueshme dhe e fortë”, tha kancelarja. E cila nuk dëshiron të dëgjojë për zgjedhje të parakohshme: mandati i saj do të zgjasë katër vjet. “Unë besoj se të gjithë në partitë e tjera e dinë se vota e elektoratit duhet të merret ashtu siç është. Çdokush që spekulon për zgjedhje të reja dëshmon përçmim për pjesëmarrjen e votuesve”. “Kushdo që e bën – shtoi ajo – duhet të mendojë se sa kjo me të vërtetë përbën një hap përpara. Vendimi im vitin e kaluar (për të kandiduar për një mandat të ri) nuk varej nga përqindja që do të kisha marrë në zgjedhje,” përfundoi Merkel.


Zonja Merkel gjithashtu u shpreh se do të fokusohej në cështje ekonomike dhe të sigurisë, si dhe shkaqet e migracionit. Analistët shprehen se zgjedhjet e fundit në gjermani, do të shënohen në librat e historisë për dy arsye. E para është që zonja Merkel u zgjodh për herë të katërt, por me rezultatin më të keq. Arsyeja e dytë është përfaqësimi në parlament inacionalistëve të krahut të djathtë, që tashmë janë pjesë e establishmentit gjerman.

“Ne duam një politikë tjetër. Një milion vetë, të gjithë të huaj, u sollën këtu dhe i shkulin një pjesë këtij vendi. ‘AfD’-ja këtë nuk e do. Ne nuk duam ta humbasim Gjermaninë nga pushtimi i të huajve të një kulture tjetër. Kaq e thjeshtë është e gjitha”, tha Alexandre Gauland.

Gauland, bashkudhëheqës i partisë nacionaliste, është i bindur se “AfD”-së iu dhanë votat që ta zgjidhë çështjen e emigrantëve “pa kompromis”.

Por, edhe vet brenda partisë anti-Islam, mosmarrëveshjet nuk janë të vogla, e ato u shpërfaqën qartë kur një tjetër drejtuese e saj, Frauke Petry deklaroi në të njëjtën konferencë shtypi se, nuk do të bëhet pjesë e grupit parlamentar, edhe pse e ka fituar vendin në Bundestag.

Pas këtij komenti, Petry u largua papritmas nga salla, duke i lënë të çuditur edhe udhëheqësit e tjerë.

“Vendosa pas reflektimit të kujdesshëm se unë nuk do të ulem me grupin parlamentar (AfD),” u tha ajo gazetarëve në Berlin, përpara se të largohej papritmas nga salla.

 

/Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch