Merkel: Shtyhet liberalizimi i vizave, Ankaraja nuk i ka përmbushur kushtet

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian, për t’i ofruar Turqisë udhëtimin pa viza më 1 korrik, do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve se Ankaraja nuk i ka përmbushur kushtet.

Blloku ka kërkuar që Turqia të zbatojë një sërë reformash, përfshirë ndryshimin e ligjeve për terrorizëm, por Ankaraja, deri më tash, ka refuzuar t’i kryejë ato.

Merkel, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, ka thënë se kërkesat për marrëveshjen nuk janë përmbushur ende. Kancelarja gjermane  ka thënë se i ka shprehur Erdoganit “shqetësimin e saj të thellë” edhe për një ligj, i cili u heq imunitetin ligjvënësve turq, shkruan REL.

Kritikët thonë se me këtë ligj synohet të dëbohen ligjvënësit pro-kurdë nga Parlamenti. Marrëveshja për viza është pjesë e një pakti më të gjerë midis Turqisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës me emigrantë në Evropë.

Merkel gjithashtu shprehu shqetësimin rreth amendamentit për heqjen e imunitetit të deputeve që u miratua javën e shkuar nga parlamenti turk, me synimin e nisjes së procedimeve ndaj deputetëve prokurdë. “E kuptoj rëndësinë e fushatës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, por duhet bërë gjithçka është e mundur për t’iu dhënë qytetarëve kurdë shanse për të jetuar në Turqi dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit”, theksoi Merkel. Por megjithë tensioneve mes Brukselit dhe Ankarasë, Merkel nënvizoi angazhimin e saj për zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi për lehtësimin e fluksit të refugjatëve. Ndërsa në fjalën e mbajtur në samitin humanitar, kancelarja Merkel mbështeti propozimin për rritjen e fondit të Kombeve të Bashkuara për emergjencat në 1 miliardë dollarë, duke theksuar se Gjermania do të jepte më shumë fonde për asistencë dhe ndihmë humanitare./GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch