PASOJA SHKATËRRUESE MBI DOMENIKËN TË URAGANIT “MARIA“ (video)

0

Uragani “Maria”, është forcuar edhe me një kategori, në 5,  duke u bërë  “potencialisht katastrofik”. Ndërkohë uragani ka prekur Ishujt Karaibe dhe Republikën Domenikane me erëra të forta me shpejtësi prej 260 km/h. Kryeministri Rusvelt Skerrit ka postuar në Facebook se çatia e tij ishte rrëzuar dhe ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”. Ai tha se shtëpia e tij kishte përmbytur, duke shtuar më vonë se ai ishte shpëtuar.

„JU lutemi, tregoni botës se Domenika është shkatërruar“, i tha portalit Nation News kryeministri Skerrit.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Humbëm gjithçka që mund të blehet me para“, transmeton BBC.

 

Aeroporti dhe portet e Republikës Dominikane janë mbyllur. “Maria” po ecën përafërsisht në të njëjtën udhë si “Irma”, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj. Ishulli i afërt i Martinik ka vendosur një alarm maksimal, ndërsa një tjetër ishull francez, Guadelupe, urdhëroi evakuime. Paralajmërimet e uraganit janë gjithashtu ekzistente edhe për: Porto-Rikon, territor i Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch