Shpërthimi – shkaku i rrëzimit të Egyptair-it

0

Mbetjet njerëzore të gjetura në detin Mesdhe pas rrëzimit të avionit egjiptian flasin qartë për shkaqet e tragjedisë së të enjtes së shkuar.

Një zyrtar pranë hetimeve, i cili ka dashur të mbetet anonim, është shprehur se pas ekzaminimit të mbetjeve njerëzore në morgun e Kajros, ekspertët mendojnë se shkaku i rrëzimit të avionit ka qenë një shpërthim.

Ky burim i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press”se 80 pjesë trupi të rikuperuara deri tani tregojnë se ka pasur një shpërthim në bord.

“Nuk ka asnjë pjesë të tërë trupi, si një krah apo një kokë. Shpjegimi logjik të çon te një shpërthim në bord”, ka shtuar ai.

Shkaqet e aksidentit ajror, në të cilin humbën jetën 66 persona ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.

Avioni i rrëzuar ishte një “Airbus A230” i kompanisë “Egyptair”, që fluturonte nga Parisi në Kajro./GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch