Familjarët tronditen kur hapin arkivolin e vajzës së vdekur nga Shkodra

0

Dy javë më parë një familje nga Shkodra përjetoi një lajm të hidhur, vajza e tyre humbi jetën në një aksident rrugor në Itali.

Familja e 29-vjeçares, Rajmonda Lakaj e ka kryer varrimin e vajzës dy ditë me vonesë për shkak të një ngatërrese me trupin e saj.

Gazeta Panorama shkruan se xhaxhai i vajzës shkoi në aeroportin “Nënë Tereza”, ku punonjësit zbuluan se në arkivol nuk ndodhej trupi i Rajmondës, por i një personi tjetër (e një vajze nga Maroku, e cila gjithashtu humbi jetën në Itali).

Ngatërrimi i arkivoleve i ka shkaktuar familjes Lakaj shumë probleme, pasi data e varrimit ishte caktuar disa ditë pas aksidentit, por në fakt u mbajt disa ditë më vonë. Një dhimbje e dytë kjo për familjarët e 29-vjeçares.

Rajmonda Lakaj u aksidentua rreth orës 05:00 rrugës për në punë teksa drejtonte një makinë “Ford Fiesta”. Nuk dihen arsyen e aksidentit, por përplasja me barrierën mbrojtëse i shkaktoi asaj vdekjen në një moshë të re.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch