KRERËT USHTARKË TË NATO-s ZBARKOJNË NË TIRANË (video)

0

Vizitat në Shqipëri e gjeneralëve Pavel dhe Scaparrotti vijnë në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili po zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 shtator. Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 15 shtator/Gazeta FAKTI – Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë  Olta Xhaçka priti sot në takime të veçanta komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO gjeneral Petr Pavel.
Në takimin me komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, ministrja Xhaçka e njohu ushtarakun e lartë me prioritetet e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, kryesisht modernizimin dhe stërvitjet. Gjithashtu znj. Xhaçka i shprehu gjeneral Scaparrottit qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbështetje të misioneve dhe operacioneve në kuadër të NATO, duke theksuar gatishmërinë e Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura për të qenë pjesë e këtyre sfidave. Në këtë kuadër, ministrja Xhaçka informoi ushtarakun e lartë me vullnetin e qeverisë shqiptare për të shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.
Nga ana e tij, pasi e uroi ministren Xhaçka për detyrën e re, gjeneral Scaparrotti vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO, sidomos ato në Afganistan e Kosovë, dhe përshëndeti vullnetin e qeverisë shqiptare për të rritur kontributin në misionin Resolute Support. Vullnetin për shtimin me një togë të kontributit të Shqipërisë në Afganistan, ministrja Xhaçka ia shprehu edhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO gjeneralit Petr Pavel, i cili gjithashtu e përshëndeti këtë gatishmëri. Bashkëpunimi rajonal ishte një tjetër çështje e diskutuar në këtë takim, për të cilin ministrja Xhaçka ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë pro politikës së dyerve të hapura të NATO.
Gjenerali Pavel shprehu mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO, përkatësisht misionet në Afganistan dhe Kosovë, por edhe për luftën ndaj terrorizmit. Gjithashtu, gjenerali Panel vlerësoi rolin e Shqipërisë në ndërtimin e stabilitetit në rajon, duke nxitur bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vizitat në Shqipëri e gjeneralëve Pavel dhe Scaparrotti vijnë në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili po zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 shtator. Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganisatan dhe KFOR Kosovë. Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch