PËRUROHET SHESHI SKËNDËRBEJ

0

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, mbrëmë është hapur sheshi “Skënderbej” për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Me këtë rast, një koncert festiv ëhstë organizuar nga bashkia e Tiranës me mijëra qytetarë të pranishëm.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë ditë, artistë të shumtë performojnë para të pranishmëve. Në koncert ishte i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Rama, përkrahë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sheshi i shqiptarëve është ndërtuar përpara 100 viteve, e nisur nga rrugëtimi i tij, kryebashkiaku Veliaj e konsideron pikën e bashkimit të shqiptarëve, shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë që në këtë përurim u përfaqësuan nga kryebashkiakët respektivë. E quajti fillimin nga 0 për të bërë gjëra të bukura, ndaj Veliaj beson se shqiptarët më shumë gjëra i bashkojnë se sa i ndajnë.

“Shpaloset xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane, Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në facebook.

Në program janë “Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, etj.

Sheshi “Skënderbej” është shtruar me gurë nga të gjitha trojet shqiptare dhe do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.

 

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch