RAMA DO TË FESTOJË FITOREN NË SHESHIN SKËNDERBEJ

0

Partia Socialiste ka njoftuar se sot në orën 18:30, në sheshin “Skënderbej” do të ketë një miting festues, për marrjen e fitores në zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa procesi i numërimit të kutive të votimit është drejt fundit, rezultati është i qartë. Deri tani Partia Socialiste vijon të ruaj 74 mandate, Partia Demokratike 43, 19 Lëvizja Socialiste për Integrim, 3 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD. 

Tiranë, 27 qershor/Gazeta Fakti – Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pak orë larg përfundimit të procesit të numërimit të të gjithë votave, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh deputetëve të rinj PS dhe socialistëve.

Pavarësisht se kryeministri ka heshtur këto dy ditë, në mesazhin e tij duket qartë gëzimi që ka përfshirë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Ja çfarë shkruhet në mesazhin e Ramës:

I’a dolem! I’a dolem aty ku askush pervec nesh nuk e besonte se do i’a dilnim! Shqiptaret na kane bere nderin me te madh qe mund t’i behet  njerezve qe kerkojne voten e popullit per te misheruar aspiratat, endrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore eshte pergjegjesia me e rende qe mund te merrnin mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqiperia qe kerkon shtet, pune, mireqenie kunder partive qe kerkojne tepsine e pushtetit ne kurriz te popullit e ne dem te shteti!

Nje bravo e madhe te gjitheve ju dhe gjithe njerezve qe u angazhuan ne vijen e pare te betejes per Shqiperine qe duam 

Sot ne oren 18.30 ne sheshin Skenderbej, per perqafimin e ketij momenti historik, me te gjithe ata qe duan dhe mund te na bashkohen nga Tirana e nga cdo qark.

PS ka marrë mandatin e 74-të

Ndërkohë, Partia Socialiste ka marrë edhe një tjetër mandat, duke e çuar kështu në 74 numrin e mandateve të marra në rang kombëtar.

Sipas rezultateve paraprake, PDIU ka humbur mandatin që kishte në Tiranë, mandat i cili i ka kaluar Partisë Socialiste.

Sipas rezultateve të deri tanishme, Shpëtim Idrizi, i cili ishte kandidati i parë për deputet në listën e PDIU-së për Tiranën është jashtë Parlamentit të ri.

A do ta dekretojë Meta qeverinë e Ramës?

Kreu i LSI-së Petrit Vasili u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për media, nëse presidenti Ilir Meta do t’i qëndrojë mendimit për të mos dekretuar qeverinë e dalë nga zgjedhje problematike.

“Nuk kam asnjë komunikim të tillë për këtë çështje. Meta merr detyrën në 24 korrik dhe pas marrjes së detyrës mund të komunikojë të gjitha çështjet. Detyra jonë është evidentimi i plotë i të gjitha rasteve të problemeve në zgjedhje. LSI punon në të gjithë vendin”, tha Vasili

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch